Veseli, Haradinaj e Limaj te Hashim Thaçi

Krerët e koalicionit PAN janë duke zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit, njofton Klan Kosova. Besohet se në këtë takim po diskutohet për caktimin e seancës konstituive. Ky takim vjen pas takimit maratonik që liderët e koalicionit PAN kanë pasur gjatë ditës së sotme me Listën […]
Krerët e koalicionit PAN janë duke zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit, njofton Klan Kosova.
Besohet se në këtë takim po diskutohet për caktimin e seancës konstituive.
Ky takim vjen pas takimit maratonik që liderët e koalicionit PAN kanë pasur gjatë ditës së sotme me Listën Serbe, e ku besohet se u diskutua për ndarjen e pozitave mes këtij koalicioni dhe Listës Serbe.
Nga ajo që merr vesh Klan Kosova, në këtë takim, pritet të bashkëngjitet edhe Lista Serbe.












