Vakumi institucional do të reflektojë edhe në Raportin e Progresit

Vakumi institucional do të reflektojë edhe në Raportin e Progresit

Vakuumi institucional në Kosovë do të reflektojë në gjetjet që do të publikohen në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili publikohet çdo vit, thonë analistë të çështjeve të integrimeve evropiane. Komisioni Evropian publikon një herë në vit të gjeturat, që njihen si Raporti i Progresi, për vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të […]

Komisioni Evropian publikon një herë në vit të gjeturat, që njihen si Raporti i Progresi, për vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të të cilit matë përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se në Raportin e ardhshëm të Progresit, Bashkimi Evropian pritet që veç tjerash, të nënvizojë vonesën e krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

“Shtylla e parë dhe kriteri i parë i agjendës evropiane ka të bëjë me kriterin politik dhe një prej kërkesave kryesore është funksionimi i mirëfilltë i institucioneve demokratike. Me vet faktin që ne nuk i kemi pasur këto institucione të krijuara nga qershori e këndej, pas zgjedhjeve, kjo është diçka që do të nënvizohet në Raportin e Progresit”, thekson Ujkani.

Të gjeturat në Raportin e ardhshëm të Progresit, shton Ujkani, pritet të vënë në pah edhe faktin se mungesa e themelimit të institucioneve ka bërë që dialogu Kosovë – Serbi, të mos e ketë trendin e njëjtë dhe të ketë vonesa në zbatimin e marrëveshjeve.

Në raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, vijon ai, mund theksohet edhe fakti që mungesa e këtyre institucioneve e ka bërë të pamundur ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirin me Mali e Zi, me çka është bllokuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe sfidën e përhershme të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Mungesa e themelimit të këtyre e institucioneve, përveç që do të përmendet si e tillë, në mënyrë indirekte do të reflekton edhe zhvillimet tjera, aspektet e tjera që ndërlidhen më funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës”, thekson Ujkani.

Në anën tjetër, Besa Shahini njohëse e integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se Raporti i Progresit do të paraqet vërejtje në shumë nga proceset që janë nisur, por nuk kanë përfunduar.

“Fakti që nuk janë realizuar çështjet që Kosova ka pasur t’i realizojë gjatë këtij viti edhe në raport më BE-në, por edhe politikat e tjera që është zotuar se do t’i bëjë do të reflektohen negativisht në Raportin e Progresit”, thotë Shahini.

Raporti i fundit i Progresit pati vlerësuar se me gjithë përparimet, Kosova mbetet vend që duhet të punojë më shumë për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, të gjejë gjuhë të përbashkët për marrjen e vendimeve politike në Kuvend dhe të angazhohet më shumë në reformat ekonomike dhe dialog me Serbinë.

Ky raport pati ngritur shumë vërejtje për punën e institucioneve. Aty ishin ngritur shqetësime në lidhje me përplasjet e vazhdueshme në Kosovë mes të partive politike në pushtet dhe opozitë.

Vërejtjet e bëra në këto raporte të progresit, thotë Shahini, nuk janë marrë seriozisht nga lidershipi në Kosovë dhe se e gjithë kjo i ka shkaktuar dëm vendit, kur kihet parasysh që kritikat që vinë nga Raporti i Progresit janë në dobi të përmirësimit të politikave në Kosovë.

“Marrëdhënia Kosovë – BE, është në një stad ku Raporti i Progresit nuk po ka fare efekt kthyes në ndikimin e politikave në Kosovë, në mënyrë që ato të përmirësohen. Raporti i Progresit është shndërruar në një dokument që nuk po merret seriozisht as nga Qeveria e Kosovës, por as nga vetë BE-ja, duke pasur parasysh që Kosova nuk e ka të njëjtën perspektivë të integrimit në BE, sikurse vendet tjera në rajon”, thotë Shahini

Kosova konsiderohet se përveç ngecjeve në integrimet evropiane në përgjithësi, vazhdon të mbetet e izoluar, pa liberalizimin e vizave. Ndërkohë, një nga hapat që Kosova ka bërë drejt integrimit në Bashkimin Evropian theksohet të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?