Uragani Irma: 1 milionë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Uragani Irma tashmë ka goditur bregun jugor të shtetit të Floridës dhe dëmet e para vetëm sa kanë filluar, njofton Klan Kosova. Sic shkruan The Guardian, tashmë më se një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike – derisa qendra e stuhisë ende nuk ka kaluar mbi pjesën kryesore të qytetit. Disa media po raportojnë […]
Uragani Irma tashmë ka goditur bregun jugor të shtetit të Floridës dhe dëmet e para vetëm sa kanë filluar, njofton Klan Kosova.
Sic shkruan The Guardian, tashmë më se një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike – derisa qendra e stuhisë ende nuk ka kaluar mbi pjesën kryesore të qytetit.
Disa media po raportojnë se është regjistruar edhe viktima e parë në Florida, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Iram që ka goditur më herët disa ishuj në Karaibe ka lënë të vdekur deri tani 25 persona.
Në Florida veçmë janë evakuuar 6.3 milionë njerëz, apo rreth 30 për qind e popullatës së përgjithshme në këtë shtet.












