Tunizia bën një hap revolucionar, propozon reformë radikale në martesë

Tunizia bën një hap revolucionar, propozon reformë radikale në martesë

Tunizia ka ecur dukshëm me propozimet ambicioze për të ndryshuar ligjet nacionale në lidhje me martesën dhe trashëgiminë, pavarësisht ngecjeve të cilat janë përhapur brenda dhe jashtë vendit e cila dominohet nga myslimanët. Muajin e kaluar, presidenti Beji Caid Essebsi njoftoi synimin e tij për të lejuar gratë të martohen me persona që nuk i […]

Muajin e kaluar, presidenti Beji Caid Essebsi njoftoi synimin e tij për të lejuar gratë të martohen me persona që nuk i takojnë domosdoshmërisht besimit islam dhe t’u japin atyre të drejta të barabarta sipas trashëgimisë.

Aktualisht, një grua myslimane nuk lejohet të martohet me një jomysliman.

Burrave u lejohet të martohen me gra të çdo besimi të cilët nuk kanë nevojë të konvertohen.

Sipas ligjit Islam, burrat zakonisht marrin dyfishin e trashëgimisë se një grua, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Duke përmendur kushtetutën e vendit të vitit 2014, që konsiderohet si një nga më progresistët në rajon, presidenti tha: “Shteti është i detyruar të arrijë barazi të plotë midis grave dhe burrave dhe të sigurojë mundësi të barabarta për të gjitha përgjegjësitë që ata i kanë”.

Tunizia ka miratuar tashmë një ligj që i jep fund dhunës kundër grave, ku përfshihet heqja e një shtrëngimi në kodin penal që u lejonte përdhunuesve të grave që t’u martonin më pas me ato.

Duke folur në një radio lokale pak kohë pas njoftimit, Rym Mahjoub, një deputete me partinë liberale “Afek Tounes”, tha se masa ishte “progresive dhe revolucionare.”

Ajo shtoi: “Si grua jam krenare që kjo çështje do të diskutohet tani… kjo nuk do të thotë që nuk kemi probleme të tjera sociale dhe ekonomike dhe të anulojmë diskutimin e çështjeve të tjera të rëndësishme… por ne mund të shohim se disa gra janë të privuar nga e drejta e saj në trashëgimi siç është përcaktuar në tekstin fetar.”

Akademikja dhe feministja Dalenda Larguche nga Universiteti Manouba të Tunizisë tha se iniciativa e presidentit të vendit ishte kruciale për atë lloj shteti që ajo shpresonte Tunizia të bëhej në të ardhmen.

“Pse një burrë [tunizian] mund të martohet me një femër jo-muslimane, por ky nuk vlen për një grua tuniziane? Sa i përket çështjes së trashëgimisë, unë jam personalisht e kënaqur që presidenti mori vendimin për të shtyrë përpara me të gjitha masat drejt avancimit të barazisë”, u shpreh ajo.

“Sot nuk ka tabu. Me këtë Tunizi të re, ne jemi një shembull për botën arabe dhe një shembull për gratë e tjera dhe vendet myslimane. Nëse do të ishim në gjendje të krijojmë një kushtetutë progresive, kjo ishte falë grave tuniziane”, shtoi ajo.

Megjithatë, masa është përballur me rezistencë të fortë nga kundërshtarët e presidentit dhe nga disa organizma fetarë ndërkombëtarë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?