Trump: Amerika nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi

Trump: Amerika nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri sot homazhe për viktimat e atentateve të 11 shtatorit 2001, duke theksuar se Amerika nuk do të harrojë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi. “Tmerri dhe ankthi i asaj dite të errët janë të gdhendura në memorien tonë përgjithmonë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një ceremonie në Pentagon ku u rrëzua një prej […]

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri sot homazhe për viktimat e atentateve të 11 shtatorit 2001, duke theksuar se Amerika nuk do të harrojë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi.

“Tmerri dhe ankthi i asaj dite të errët janë të gdhendura në memorien tonë përgjithmonë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një ceremonie në Pentagon ku u rrëzua një prej katër avionëve të rrëmbyer nga piratët e Al-Kaedës.

“Atë ditë bota ndryshoi, por edhe ne të gjithë kemi ndryshuar gjithashtu”, shtoi ai duke kujtuar këto sulme që tronditën vendin dhe detyruan SHBA-të të ndërmarrin një ofensivë të gjerë ushtarake në Afganistan për largimin e regjimit taleban në pushtet, që mbronte drejtuesit e atentateve.

“Amerika nuk mund të frikësohet”, paralajmëroi ai duke iu drejtuar terroristëve që kanë tentuar të thyejnë vendosmërinë e SHBA-ve.

”Ne do të bëjmë gjithçka që ata të mos gjejnë kurrë strehë për të kryer sulme kundër vendit tonë. Nuk do të ketë asnjë vend ku të fshihen në tokë”, theksoi ai.

Pasi konfirmoi për një kohë të gjatë, para zgjedhjes së tij se mbështeste një tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani, Donald Trump njoftoi në fund të gushtit dërgimin e trupave shtesë, pa dhënë detaje për shifrën.

Rreth 11000 ushtarë amerikanë ndodhen aktualisht në vend.

Pak para ceremonisë në Pentagon, Donald dhe Melania Trump mbajtën një minutë heshtje në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Ashtu si çdo vit që prej dramës, momenti i parë i pritjes u zhvillua në orën lokale 08:46 (12:46 GMT), orë në të cilën avioni i parë i linjës i rrëmbyer nga Al-Qaida sulmoi një prej dy kullave të World Trade Center (WTC).

Në të njëjtën kohë, një minutë heshtje u mbajt gjithashtu në Ground Zero në New York.

Mijëra persona u mblodhën para dyy baseneve të mëdha të ndërtuara në vend të kullave binjake, me pjesëmarrjen e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe paraardhësit të tij, Michael Bloomberg.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?