Tri vdekje të dyshimta në QKUK brenda një dite

Tri vdekje të dyshimta në QKUK brenda një dite

Tre persona kanë vdekur nga tetëmbëdhjetë (18) operime që janë bërë të enjten në QKUK. Ende nuk dihen arsyet e këtyre tri vdekjeve. Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj thotë se janë duke bërë verifikimet për t’i mësuar shkaqet, teksa thotë se vdekja e tre vetave brenda një ditë mund të ketë qenë koiçidencë. Vetëm ditën […]

Tre persona kanë vdekur nga tetëmbëdhjetë (18) operime që janë bërë të enjten në QKUK. Ende nuk dihen arsyet e këtyre tri vdekjeve. Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj thotë se janë duke bërë verifikimet për t’i mësuar shkaqet, teksa thotë se vdekja e tre vetave brenda një ditë mund të ketë qenë koiçidencë.

Vetëm ditën e enjte kanë ndërruar jetë tre persona që po operoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa arsyet për këto humbje të jetëve ende janë të paqarta.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj. Ai ka konfirmuar se tri vdekjet kanë ndodhur në repartet e Neurokirurgjisë, urologjisë, përkatësisht kirurgjisë.

“Prej 18 operimeve, të enjten kanë ndodhur tri vdekje. Një në neurokirurgji, një në urologji dhe një në kirurgji”, ka thënë Gjocaj për Gazetën Online Insajderi.

Shkaqet që dërguan në këto tri humbje të jetëve në QKUK të enjten ende nuk dihen. Drejtori Gjocaj thotë se në QKUK ende janë duke bërë verifikime për të gjetur arsyet. Gjocaj thotë se “ka mundur të ndodhë gjithçka”.

“Ne kemi bërë verifikimet se nga ka mundur të jetë fajtori. Kemi shikuar oksigjenimin e klinikave dhe nuk kemi gjetur që ka pasur diçka të parregullt. Kemi shikuar sistemin e anestizionimit dhe as aty nuk ka diçka jo të rregullt”, ka thënë Gjocaj.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shprehet se e enjta e javës që kaloi ka mundur të jetë një ditë fatkeqe, ose, siç ka thënë Gjocaj, pacientët që vdiqën teksa po operoheshin “kanë mundur të ndërrojnë jetë për shkak të gabimeve të mjekëve”.

“Ne ende jemi duke bërë verifikime, se a ka ndodhur kjo për shkak të problemeve me shërbimeve anësore apo për faj të mjekëve. Ka mundur të ndodhë gjithçka. Ka mundur që e ënjta të jetë ditë fatkeqe kur ka pasur komplikime dhe pacientët kanë vdekur. Mund të jetë edhe koincidencë që kanë ndodhur kaq shumë vdekje në një ditë”, ka thënë Gjocaj. /Insajderi.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?