Tmerrohet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar situatën që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, kështu duke e quajtur si diçka të tmerrshme. Ai ka thënë se zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend, prandaj sipas tij do të duhej të tërhiqet koalicioni PANA. ‘’Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. […]
Ai ka thënë se zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend, prandaj sipas tij do të duhej të tërhiqet koalicioni PANA.
‘’Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!’’, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.
Seanca e Kuvendit pritet të nisë pas disa minutave, pasi u ndërpre për një pauzë 15-minutëshe, por zgjati për shkak se deputetët e Listës Serbe edne nuk kanë arritur në Prishtinë, nga Beogradi./Periskopi/












