Thaçi uron Veselin për rizgjedhjen e tij si kryekuvendar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar pasardhësin e tij në Partin Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, për rimarrjen e postit të Kryetarit të Kuvendit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se “zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i […]
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se “zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën”.
Ai është shprehur se vendin tonë e presin shumë sfida të cilat me kulturë dhe debate demokratike mund të zgjidhen në Kuvend.
“Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë”, ka përfunduar Hashim Thaçi.
Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit sot pas një bllokimi institucional, me 62 vota pro dhe 52 kundër. /Insajderi.com












