‘Të vdesësh nga frika’, ky është lajmi që po e trondit botën (Video/Foto)

Një numër i konsiderueshëm majmunësh u ‘frikësuan për vdekje’ pasi ata pësuan sulme në zemër përnjëherësh kur dëgjuan zhurmën e një tigri. Vendasit zbuluan majmunët e vdekur dhe u befasuan nga vdekja e tyre masive, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi. Duke dyshuar se gjitarët ishin helmuar, u kryen hetime mjekësore të cilët zbuluan se […]
Vendasit zbuluan majmunët e vdekur dhe u befasuan nga vdekja e tyre masive, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Duke dyshuar se gjitarët ishin helmuar, u kryen hetime mjekësore të cilët zbuluan se të gjithë kishin sulme në zemër në të njëjtën kohë.
Hetimet thonë se vdekja e tyre erdhi pasi ata ishin të frikësuar për vdekje nga një tigër.
Dr. Sanjeev Kumar tha: “Është konfirmuar në raportin post-mortem se majmunët vdiqën për shkak të sulmit kardiak”.
Punonjësit e departamentit të pyjeve gjetën majmunët të hënën, ku shihen në një video duke i mbushur çantat me trupat e tyre të pajetë./Periskopi/












