Të mërkurën mbahet seanca gjyqësorë ndaj katër deputetëve të VV’së

Të mërkurën mbahet seanca gjyqësorë ndaj katër deputetëve të VV’së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e katër deputetëve të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Kurti, Haxhiu, Topalli dhe Kadaj-Bujupi ngarkohen me veprat penale, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e katër deputetëve të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Kurti, Haxhiu, Topalli dhe Kadaj-Bujupi ngarkohen me veprat penale, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e bëri të ditur, sekretarja juridike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mybera Latifi.

Sekretarja Latifi deklaroi se seanca e së mërkurës, është caktuar të mbahet nga ora 9:00.

Në seancën e paraparë të mbahej më 21 prill të këtij viti, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kishte paralajmëruar se do të nxjerr urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë.

Mirëpo urdhërarresti ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga vet gjyqtari Kalludra që kishte lëshuar urdhëarrestin.

Poashtu në seancën e 21 prillit, gjyqtari Kalludra i’u kishte shqiptuar gjoba prej 200 euro, dëshmitarëve të cilët nuk ishin prezentë në gjykatë e as nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.

Konretisht, gjoba ishte shqiptuar ndaj Naser Osmanit, Armend Zemajt, Bekim Haxhiut, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Shpresa Gosalcit dhe Leonora Halimajt.

Ndryshe, aktakuza ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?