A do të futet NATO në luftë, nëse Koreja e Veriut sulmon SHBA-të? Ja çfarë thonë ekspertët (Foto)

A do të futet NATO në luftë, nëse Koreja e Veriut sulmon SHBA-të? Ja çfarë thonë ekspertët (Foto)

Pak kohë para se të testonte me sukses bombën bërthamore, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka kërcënuar të sulmojë territorin amerikan të Guamit. Po cili do të ishte reagimi i NATO-s në një rast të tillë? Sipas nenit 5-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), të gjithë shtetet anëtare të aleancës […]

Pak kohë para se të testonte me sukses bombën bërthamore, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka kërcënuar të sulmojë territorin amerikan të Guamit.

Po cili do të ishte reagimi i NATO-s në një rast të tillë? Sipas nenit 5-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), të gjithë shtetet anëtare të aleancës më të fuqishme në botë, mes të cilëve edhe Shqipëria, duhet të kundërpërgjigjen në grup dhe të mbrojnë shtetin e sulmuar.

Por sipas “BBC”,  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg refuzoi të thoshte nëse NATO do të futej në luftë pas një sulmi të mundshëm të Koresë së Veriut ndaj territorit amerikan të Guamit.

Guam është një ishull amerikan në Oqeanin Paqësor, bazë e rëndësishme ushtarake që është kërcuar nga lideri komunist i Koresë së Veriut.

“Unë nuk do të spekuloj lidhur me vënin në zbatim apo jo të Nenit 5 në një rast të tillë”, tha Stoltenberg.  “Ajo që do të them është se ne jemi plotësisht të fokusuar mbi mënyrën se si mund të kontribuojmë për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të ushtrojmë presion që Koreja e Veriut të ndalojë programin e saj bërthamor dhe raketor.”

Ai i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalojë zhvillimin e armëve bërthamore duke theksuar se ishte në shkelje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe “kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Stoltenberg vuri theksin tek nevoja e një përgjigjeje globale kundër kërcënimit të Koresë së Veriut. “Programi bërthamor i Koresë së Veriut është një kërcënim global dhe kërkon përgjigje globale. Kjo sigurisht përfshin edhe NATO-n”, tha ai në një prononcim për “BBC”.

Sipas “BBC”, analistët mendojnë se një konflikt ushtarak me Korenë e Veriut do të ishte katastrofik si për Penianin ashtu edhe për Korenë e Jugut. /tvklan.

Image

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?