Sveçla publikon dëshmi për ministrin e Haradinajt, Rikallo – thotë se s’ka lidhje me ‘KAN’-in e Albin Kurtin (Foto)

Sveçla publikon dëshmi për ministrin e Haradinajt, Rikallo – thotë se s’ka lidhje me ‘KAN’-in e Albin Kurtin (Foto)

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ka publikuar disa dëshmi të cilat argumentojnë akuzat që janë bërë ndaj ministrit serb në Qeverinë Haradinaj, Nenad Rikalos, për tortura gjatë luftës së fundit. Në fotografitë e publikuara nga Sveçla, shihet lista e oficerëve ushtarak rezervë të organizatës së tretë bazë ‘Dardania’ në Prishtinë, ku ndër 159 oficerëve të mobilizuar […]

Në fotografitë e publikuara nga Sveçla, shihet lista e oficerëve ushtarak rezervë të organizatës së tretë bazë ‘Dardania’ në Prishtinë, ku ndër 159 oficerëve të mobilizuar gjatë luftës, i 129-i është babai i Nenad Rikalos, Radosllavi.

Ai ka thënë se ka edhe dëshmi të tjera që sipas tij është përgjegjësi që t’i zbulojnë institucionet përkatëse të shtetit.

Në këtë shkrim, Sveçla ka sqaruar se Rikalo asnjëherë nuk ka qenë pjesë e organizatës joqeveritare ‘KAN’ dhe nuk ka asnjë lidhje me Albin Kurtin.

‘’Kuca e maca në PDK janë qu peshë që të shfrytëzojnë shpifjet e Rikallos për të goditë Vetëvendosje!-n dhe Albin Kurtin.’’, ka thënë Sveçla.

Gjatë ditës së djeshme, Nenad Rikalo doli me një reagim, kështu duke mohuar akuzat ndaj tij. Ai shkroi se kishte bashkëpunuar edhe me Albin Kurtin në ‘KAN’, gjë që po del të jetë e pavërtetë.

 

Ja postimi i plotë Xhelal Sveçlës në Facebook:

Pleqtë thojnë që “lakmia po t’i terravke sytë”.
Për të mbajtë pushtet, e për t’u bërë kryeministra e ministra, i ashtuquajturi ‘krahu i luftës’ janë bërë bashkë me Serbinë për të kriju qeveri.
Jo vetëm kaq, por edhe me kriminelë lufte. Ndër ta edhe ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo.
Pas dëshmive të shumë dëshmitarëve, banorë të lagjes Dardania, filluan të dalin edhe dëshmitë e para materiale. Në vend se instrumentet e shtetit të hulumtojnë e dëshmojnë, kryeministri mundohet që shpejt e shpejt të e mbyll rastin, e krimineli të gënjejë e shpif.
Unë kam qenë pjesë e KAN-it (kryetar i kuvendit të saj), dhe as që bëhet fjalë që Nenad Rikallo të ketë qenë pjesë e saj.
Ai është pjesë e qeverise, tash edhe si kriminel sipas dëshmive. E jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij.
Në fotot mëposhtme do të shihni listën e oficerëve ushtarak rezervë të organizatës së tretë bazë ‘Dardania’ në Prishtinë, ku ndër 159 oficerëve të mobilizuar gjatë luftës, i 129-i është babai i Nenad Rikallos, Radosllavi.
Edhe të dhënat si adresa e numri i telefonit përputhen me vendbanimin e atëhershëm të tyre.
Kaq sa për jetën e qetë të basketbollistit Nenad.
Ka edhe dëshmi tjera, që është përgjegjësi primare e instrumenteve të shtetit t’i sigurojnë që Nenad Rikallo, jo vetëm të shkarkohet nga qeveria, por edhe të burgoset e dënohet nga Gjykatat tona.

Por e keqja vazhdon. Kuca e maca në PDK janë qu peshë që të shfrytëzojnë shpifjet e Rikallos për të goditë Vetëvendosje!-n dhe Albin Kurtin.
Ju po tregoni se jo vetëm në qeveri por dhe në luftë speciale të nëntokës, jeni në sinkron të plotë me Serbinë.
Nenad Rikallo, ministri juaj i bujqësisë, e thotë një të pavërtetë, e ju menjëherë i bëni iso. Pyetja e vërtetë është, a jeni bërë ju SHIK-u bashkë me BIA-në apo veç zgjatim i saj?

Jo vetëm se jeni bërë për gërdi por jeni bërë edhe për gjynah.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?