Surroi: Zyrtari i Kosovës Goran Rakiq falënderon Rusinë për mosnjohje

Publicisti dhe gazetari Veton Surroi shkruan në Facebook se Goran Rakiq zi zyrtar i Kosovës po falënderon Rusinë për mosnjohje të Kosovës. Postimi i plotë në Facebook: Njëri anëtar kyç i koalicionit qeverisës të Kosovës deklaroi sot kështu: “Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Goran […]
Publicisti dhe gazetari Veton Surroi shkruan në Facebook se Goran Rakiq zi zyrtar i Kosovës po falënderon Rusinë për mosnjohje të Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook:
Njëri anëtar kyç i koalicionit qeverisës të Kosovës deklaroi sot kështu:
“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës serbe.
Kjo është tash pjesë e politikës së jashtme të Kosovës në të cilën një përfaqësues i rëndësishëm i pushtetit të Kosovës, në vizitën e parë që bën ndonjë zyrtar jashtë shtetit, i falënderohet Rusisë për mohimin e suksesshëm të shtetësisë së Kosovës.
Në politikë mund ta quajnë bashkëqeverisje , në mjekësi e ka emrin skizofreni.












