Stoffer: “Sanksione do të thotë se asgjë nuk do të shkojë në Korenë e Veriut përveç ushqimit dhe ilaçeve”

Duke komentuar testin e bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut, Howard Stoffer, profesor i asociuar në Programin e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e New Haven, deklaroi për Radio Sputnik se kriza në gadishullin e ndarë akoma ka shpresë që mund të zgjidhet me mjete diplomatike. Koreja e Veriut konfirmoi të dielën se kishte kryer […]
Koreja e Veriut konfirmoi të dielën se kishte kryer një test të suksesshëm me bombmë bërthamore me hidrogjen të dizajnuar për raktetat balistike ndërkontinentale, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
“Unë mendoj se biseda për veprimet ushtarake [kundër Phenianit] janë tërësisht jashtë diskutimit. Sanksionet më të ashpra mund të jenë të nevojshme dhe Kina tashmë ka thënë se nuk do të lejojë që Koreja e Veriut të vazhdojë në këtë rrugë. Sanksionet më të rënda do të thotë se asgjë nuk do të shkojë në Korenë e Veriut përveç ushqimit dhe ilaçeve. Nuk do të ketë karburant dhe asnjë produkt tjetër që do të ndihmonte në përmirësimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Howard Stoffer.
“Unë nuk mendoj se kemi mbetur jashtë të gjitha opsioneve diplomatike”, tha ai, duke shtuar se sanksionet duhet të çojnë në negociata me opsionin ushtarak të disponueshëm vetëm në rast se Pheniani i lëshon raktetat drejt SHBA-ve.
Kur u pyetën pse nuk ka pasur propozime nga Kombet e Bashkuara për Korenë e Veriut, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për t’u ulur së bashku dhe për të diskutuar situatën në fjalë, ai tha se shumë varet nga palët e përfshira në këtë proces.
Në maj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri mbështeti një rezolutë që shtrëngonte sanksionet kundër Koresë së Veriut për shkak të aktiviteteve të saj raketore balistike.
Ndërkohë, Zvicra tha se ishte e gatshme të vepronte si ndërmjetës në konflikt./Periskopi/












