Stavileci: Shpend Ahmeti më xhelozon sepse luaj më mirë basketboll

Blerand Stavileci krenohet me faktin se ka qenë nxënësi më i mirë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, sipas notave të marra. Në po këtë shkollë ka qenë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës. Por Ahmeti, sipas përllogaritjeve del të jetë nxënësi i 7 më i mirë. Dhe për këtë gjë si dhe për faktin se ka […]
Blerand Stavileci krenohet me faktin se ka qenë nxënësi më i mirë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, sipas notave të marra.
Në po këtë shkollë ka qenë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës. Por Ahmeti, sipas përllogaritjeve del të jetë nxënësi i 7 më i mirë.
Dhe për këtë gjë si dhe për faktin se ka qenë basketbollist më i mirë, Stavileci ndan një bindje se xhelozohet nga Shpend Ahmeti.
Në Interaktiv të KTV-së, ai u pyet për këtë gjë nga gazetari Adriatik Kelmendi.
“Nuk do të doja të besoja, sepse atëherë do të ishte shumë patologjike. Edhe për basketboll kam dëgjuar se ma kanë inat, sepse kam qenë basketbollist më i mirë se ata”, tha ai. /Periskopi/












