‘’Stanishiq nuk ishte shefi i Arkanit’’

‘’Stanishiq nuk ishte shefi i Arkanit’’

Avokati i ish-kreut të sigurimit serb të shtetit, Jovica Stanishiq, tha në Gjykatën e OKB-së se pretendimi i një dëshmitari se kreu i sigurimit ishte shefi i Arkanit gjatë luftës nuk ishte i vërtetë. Avokati mbrojtës i Jovica Stanishiqit tha të mërkurën në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë se akuza e dëshmitarit të prokurorisë […]

Avokati mbrojtës i Jovica Stanishiqit tha të mërkurën në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë se akuza e dëshmitarit të prokurorisë Borivoje Saviq se Zeljko Raznatoviq, i njohur ndryshe si Arkani, i tha atij në maj të vitit 1991 se Stanishiqi ishte shefi i tij, nuk ishte e vërtetë.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, avokati i Stanishiqit, Wayne Jordash, tha se Saviq nuk mund të ketë folur me Raznatoviqin në Beograd në mes të majit 1991, sepse lideri paraushtarak ishe në burg në Zagreb në atë kohë

Jordash i paraqiti dëshmitarit një dokument të lëshuar nga gjykata e Zagrebit duke treguar se Raznatoviq ishte mbajtur në burg deri më 14 qershor 1991.

Saviq u përgjigj duke thënë se ishte e mundur që biseda e tyre të ketë ndodhur një muaj më vonë.

“Ekziston mundësia të ketë ndodhur në një tjetër kohë, por dëshmia ime është e vërtetë”, tha dëshmitari.

Saviq dëshmoi në gjyqin e Stanishiqit dhe ish-zëvendësit të tij, Franko Simatoviq, i njohur ndryshe si Frenki.

Ata akuzohen për përndjekje, vrasje, dëbime dhe zhvendosje të dhunshme të civilëve kroatë dhe boshnjakë gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë nga viti 1991 deri më 1995.

Sipas akuzave, ata ishin pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale të udhëhequr nga ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, që synonte dëbimin me dhunë dhe të përhershëm të kroatëve dhe boshnjakëve nga pjesë të mëdha të Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës për të arritur dominimin serb.

Avokati mbrojtës Jordash gjithashtu u përpoq të vërtetonte se Stanishiq nuk e kontrollonte Raznatoviqin duke paraqitur një deklaratë të dhënë nga ish-ministri serb i mbrojtjes Tomislav Simoviq, i cili tha se njësia e Raznatoviqit ishte “pjesë e mbrojtjes territoriale” dhe se “ajo i koordinonte aktivitetet e saj me Ushtrinë Popullore Jugosllave”.

Dëshmitari Saviq tha se kjo nuk ishte e saktë.

“Ai po lante duart nga përgjegjësia. Ajo ishte një intervistë e sajuar,” tha Saviq.

Stanishiq dhe Simatoviq deklaruan të dy se ishin të pafajshëm në dhjetor të vitit të kaluar pasi apeli në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë rrëzoi vendimin e mëparshëm për lirimin e tyre nga akuzat.

Gjykata e Apelit vendosi më 15 dhjetor se kishte gabime serioze ligjore dhe faktike kur Stanishiq dhe Simatoviq u liruan fillimisht nga akuzat për krime lufte në vitin 2013.

Ajo urdhëroi që çështja të rigjykohej dhe të gjitha provat dhe dëshmitarët të ridëgjoheshin plotësisht nga gjyqtarët e rinj.

Gjyqi vazhdon të martën./BIRN Beograd

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?