Spitalet ushtarake serbe ‘pengojnë gjyqet e krimeve të luftës’

Spitalet ushtarake serbe ‘pengojnë gjyqet e krimeve të luftës’

Qendra për të Drejtën Humanitare akuzoi dy spitale që drejtohen nga ushtria se po vonojnë gjyqet e krimeve të luftës duke certifikuar se të pandehurit s’mund të marrin pjesë në seancat dëgjimore për shkak të problemeve shëndetësore. OJQ-ja Qendra për të Drejtën Humanitare të enjten akuzoi zyrtarët mjekësorë në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd dhe […]

OJQ-ja Qendra për të Drejtën Humanitare të enjten akuzoi zyrtarët mjekësorë në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd dhe Spitalin Ushtarak të Nishit për pengim të qëllimshëm të gjyqeve të serbëve të dyshuar për krime lufte.

“Pengimi është faj i doktorëve në ndërtesat mjekësore ushtarake abuzimet e të cilëve që përbëjnë krim mbeten të pakontrolluara”, tha HLC në një deklaratë.

Qendra për të Drejtën Humanitare citoi gjyqin e oficerëve të Ushtrisë Serbe Pavle Gavriloviq dhe Ranko Kozlina, të cilët janë paditur për vrasjen e 27 personave, përfshirë një djalë katërvjeçar, gjatë një sulmi në fshatin Trnje të Kosovës në mars 1999.

Seanca dëgjimore e tyre, e planifikuar të mbahej më 13 shtator, u shty sepse avokatët e Gavriloviqit dhe Kozlinës paraqitën certifikata të doktorëve nga Spitali Ushtarak dhe Akademia Mjekësore Ushtarake për të justifikuar mungesën e klientëve të tyre.

“Gjithçka tregon për një pengim të organizuar të procesit gjyqësor”, tha për BIRN Marina Kljajiq nga HLC.

Të dy spitalet nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN-it për komente deri në kohën e publikimit të lajmit.

Në rastin e Gavriloviqit, kryetari i trupit gjykues pohoi në vitin 2016 se i pandehuri “rri në spital dy ose tre ditë para seancës dëgjimore dhe trajtimi i tij përfundon pasi seanca anulohet”.

Sipas Qendrës për të Drejtën Humanitare, situata është e njëjtë edhe me rastin e Kozlinës, por kërkesa e prokurorit të krimeve të luftës për të futur në paraburgim të pandehurin në vitin 2016 u refuzua nga gjykata si “e parakohshme”.

Qendra tha se gjykimi i dy burrave është vonuar në këtë mënyrë që prej fillimit të tij në vitin 2014 dhe gjatë dy vjetëve e gjysmë të kaluara janë mbajtur vetëm nëntë seanca dëgjimore.

Ajo citoi gjithashtu rastin e ish-gjeneralit serb të Bosnjës Novak Djukiq, i akuzuar për urdhërim të masakrës së Tuzlës, gjyqi i të cilit u shty javën e kaluar për të njëjtat arsye.

“Djukiq u shtrua në spital më datën gjashtë, që të mos paraqitej në gjyq më datë tetën dhe besoj se ai u nxor nga spitali më datën nëntë”, tha Kljajiq.

Qendra për të Drejtën Humanitare u shpreh se në këto raste ishte parë një “pengim i paramenduar nga ana e mbrojtjes, me bashkëpunim të ndërtesave mjekësore ushtarake” dhe i bëri thirrje gjykatës ta fusë të akuzuarin në paraburgim që të sigurohet për praninë e tij në gjyq.

“Në këtë mënyrë, viktimat që monitorojnë rregullisht gjyqin s’do të vihen më në lojë dhe do të përmbushet detyrimi ligjor që gjyqi të mbyllet brenda një kohe të caktuar”, konstatoi Qendra për të Drejtën Humanitare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?