Smaka flet për Zafir Berishën dhe decertifikimin e kandidatëve nga KQZ

Smaka flet për Zafir Berishën dhe decertifikimin e kandidatëve nga KQZ

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur për decertifikimin e kandidatëve nga ana e KQZ-së. Smaka ka thënë që ai nuk mund të përgjigjet në mënyrë kategorike në lidhje me këtë vendim. Por siç është shprehur ai me aq sa dinë se si funksiono KQZ-ja ka kontestuar vendim […]

Smaka ka thënë që ai nuk mund të përgjigjet në mënyrë kategorike në lidhje me këtë vendim.

Por siç është shprehur ai me aq sa dinë se si funksiono KQZ-ja ka kontestuar vendim e tyre karshi kandidatëve të cilët ka vendosur t’i decertifikojë duke iu pamundësuar kështu kandidimin për zgjedhjet lokale.

“Unë si jurispodent nuk do të mund të përgjigjesha në mënyrë kategorike në këtë apo atë variant përderisa nuk e kam akt vendimin e KQZ-së në dorë, i cili do të duhej ta kishte pjesën hyrëse, dispozitivin, arsyetimin dhe udhëzimin juridik.
Me sa unë e di se si funksionon KQZ nuk besoj që ka lëshuar aktvendime në konfirmimet me ligjin për procedurë të përgjegjshëm administrative, për aq unë apriori kontestojë këtë vendimi të KQZ”, ka thënë Smaka për Gazeta Blic.

Smaka ka folur edhe për rastin e Zafir Berishës të cilin e sheh si kandidatë serioz për komunën e Prizrenit.
Veprimi i KQZ-së, sipas tij është një hipotezë e cila mund të rrëzohet.

“Nën dytë KQZ-ja do të duhej të ishte organ administrativ i shkallës së parë dhe afati do të duhej të ishte i shkurtë në mënyrë që palët në këtë rast Zafir Berisha të ankohet.

Ndërsa në shkallën e dytë çështja të trajtohet dhe të vendosej urgjentisht në mënyrë që të mos pengohet një person i cili është mjaft serioz të cilin edhe unë e njohë për tu kandiduar për kryetar të Prizrenit. Prizreni ka nevojë të ketë një kandidatët serioz të dinjitetshëm në mënyrë që qytetarët të kenë alternativ të votojnë atë apo për atë.
Prandaj ky veprim i KQZ-së është vetëm një hipotezë e rrëzueshme që është ashtu sepse mund të dalë që nuk është ashtu në procedurën arkimore”, tha ai.

Ndryshe, KQZ decertifikoi sot 86 kandidatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të cilët janë të dënuar nga Gjykatat në këto tri vjetët e fundit.

Në mesin e atyre që iu mohua e drejta për të garuar është edhe deputeti i Nismës Zafir Berisha, që ka kandiduar për kryetar të Prizrenit.

Përveç Berishës Nismës i decertifikohen edhe 8 kandidatë, nga PDK-ja janë 14 kandidatë, LDK-ja 9 kandidatë, AAK-ja 17 kandidatë, Vetëvendosje 6 kandidatë, AKR-ja 4, Partia e Drejtësisë 7 kandidatë, Lista Serbe 5 kandidatë dhe disa nga partitë e vogla kanë nga dy apo një kandidat që janë decertifikuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?