Skandaloze: Vetëm 5% e naftës që futet në Kosovë kontrollohet për cilësi (Video)

Skandaloze: Vetëm 5% e naftës që futet në Kosovë kontrollohet për cilësi (Video)

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se 95 për qind e naftës e cila futet në Kosovë nuk kontrollohet, kjo sipas tij është mjaft shqetësuese. Berjani tha se vetëm pesë për qind e naftës e cila hynë në Kosovë, kontrollohet nga […]

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se 95 për qind e naftës e cila futet në Kosovë nuk kontrollohet, kjo sipas tij është mjaft shqetësuese.

Berjani tha se vetëm pesë për qind e naftës e cila hynë në Kosovë, kontrollohet nga Dogana e Kosovës në kufi. “E kemi ngrit zërin për këtë çështje. Është mjaft shqetësuese kontrollimi i naftës e cila hynë në Kosovë. Vetëm 5 për qind e saj kontrollohet. Duhet të shpeshtohen mostrat dhe të kontrollohet cilësia e saj”, ka thënë ai.

Berjani ngriti dyshimet e tij, sa i përket mos kontrollit të naftës duke treguar rastin e disa autoboteve që janë ndalur dhe shumica prej të cilave nuk kanë dalë sipas parametrave të kërkuara.

“Kjo është për të dyshuar pse nuk kontrollohet cilësia. E kemi rastin e fundit kur Dogana e Kosovës i ndaloi autobotet prej tyre një doli konform. Ato dy autobot janë kontrolluar në laborator dhe çka ndodhi më pastaj e gjitha shkoi në heshtje që është shqetësuese. Ai mall që 30 autobot dolën jo konform, paraqesin problem tek qytetarët tanë”, theksoi kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai po ashtu tha se presin nga Qeveria Haradinaj, që ta miratojë sa më shpejtë Ligjin e ri për naftën, i cili do të rregullonte shumëçka në këtë sektorë.

E sa i përket fiskalizimit të pikave të karburanteve Berjani tha se 90 për qind prej bizneseve që merren me tregtimin e derivateve të naftës janë të pajisura me arka fiskale. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?