Sikleti i Agim Bahtirit, i pasigurt se kush është ‘e keqja e Kosovës’

Sikleti i Agim Bahtirit, i pasigurt se kush është ‘e keqja e Kosovës’

Mungesa e artikulimit vërehet qartë të nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bahtiri ishte i ftuar për t’u sqaruar për fjalët e mëdha që kishte dhënë kur partia e tij ishte e sigurt se nuk do të përfundojë në koalicion me PAN-in. Madje, Bahtiri ishte aq i sigurt se nuk […]

Mungesa e artikulimit vërehet qartë të nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bahtiri ishte i ftuar për t’u sqaruar për fjalët e mëdha që kishte dhënë kur partia e tij ishte e sigurt se nuk do të përfundojë në koalicion me PAN-in. Madje, Bahtiri ishte aq i sigurt se nuk do të ndodh kjo gjë sa thoshte “më mirë në tabut se me PDK-në”.

Por fjalët i merr era. Bahtiri me bashkëpartiakët kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me PDK-në, AAK-në e Nismën dhe së shpejti pritet të formojnë së bashku Qeverinë e re të Kosovës.

Bahtiri fjalët e para që i tha në emision ishin “nuk jam në siklet, kurrë më mirë s’kam qenë”. Pa dyshim që kjo nuk ishte e vërtetë, përndryshe do të ishte e panevojshme të thuhet.

Sikleti që kishte Bahtiri në emision bëri që të harrojë se çfarë thoshte edhe dy minuta më parë.

Sa thoshte se e keqja e Kosovës është PDK-ja, sa LDK-ja, ndërsa lavdëronte Albin Kurtin duke thënë se ai duhet të jetë kryeministër, edhe pse vota e tij do të shkojë për Ramush Haradinajn.

Partia e familjes Pacolli, që si e vetme me siguri nuk do ta kalonte pragun dhe do të ishte histori në politikën kosovare, përdori LDK-në e Mustafës për ta konkretizuar legalisht fuqinë e saj, sado e vogël të jetë, për të hyrë në Kuvend dhe për t’u bërë faktor vendimtar në themelimin e institucioneve.

Sot partia, ku bën pjesë edhe Bahtiri, ka marrëveshje për të udhëhequr 5 poste ministrore, derisa fuqia e saj në Kuvend është vetëm 4 deputetë.

AKR-ja e Pacollit u konkretizua maksimalisht si kalkulim politik, por vendimi për koalicionin me PAN-in, për rezultate afatshkurtra, sigurisht se do ta tkurrë partinë edhe më shumë. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?