Si do t’ia bëjë Haradinaj me demarkacionin? Ja çfarë thotë Thaçi

Liberalizmi i i vizave ndërlidhet direkt me Demarkacionin me Malin e Zi dhe kjo çështje sipas Presidentit Hashim Thaçi duhet të zgjidhet shpejt. Çdo vendim të Kuvendit, ai thotë se do ta respektojë. “Marrëveshja e arritur e vitit 2015 është e njohur edhe për opinionin publik kosovarë edhe për atë ndërkombëtarë. Opinionet qëndrimet janë të […]
“Marrëveshja e arritur e vitit 2015 është e njohur edhe për opinionin publik kosovarë edhe për atë ndërkombëtarë. Opinionet qëndrimet janë të njohura për të gjithë. Dhe është i qartë edhe opinioni i NATO’s dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Thaçi për RTK’në.
Por si do të zgjidhet kjo çështje sipas Thaçit?
“Partitë politike janë të përfaqësuara në Kuvend dhe vendimin e Kuvendit unë si President i vendit do ta respektoj”, tha ai.
Presidenti nuk ka komentar vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.
“Unë nuk merrem me individë, nuk merrem as me Komisione me rëndësi është që procesi të lëvizë përpara të përmbyllet ky proces sa më shpejt’, tha Thaçi.












