Shtohet kriza në PDK, mediumi i afërt me Rexhep Hotin i publikon diçka të pakëndshme Enver Hoxhajt

Shtohet kriza në PDK, mediumi i afërt me Rexhep Hotin i publikon diçka të pakëndshme Enver Hoxhajt

Mediumi i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, hedh akuza për bashkë partiakun e tij. Pohon se Enver Hoxhaj ka shkuar natën dhe e ka uzurpuar zyrën, ku duhet të vendoset Behgjet Pacolli, zv/kryeministri i parë i Kosovës. Portali “Infopress”, i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, ka publikuar sot një ekskluzive kundër […]

Portali “Infopress”, i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, ka publikuar sot një ekskluzive kundër Enver Hoxhajt, zv/kryetar i partisë. Portali ka shkruar se Hoxhaj ia ka uzurpuar zyrën Behgjet Pacollit, zëvendës kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës.

Zyra ku është akomoduar Hoxhaj, sipas “Infopress”, është e paraparë vetëm për zv/kryeministrin e parë, por jo edhe të tjerët.

“…mbrëmë natën ka shkuar Enver Hoxhaj dhe e ka uzurpuar zyrën dhe i ka çuar dokumentet e veta si zëvendëskryeministër jo i pari, por i dyti a i treti dhe tashti natyrisht duke kërkuar zyrën e vet zëvendëskryeministri i parë që i takon ne Qeveri, ai e ka pa që tash e ka zyrën e uzurpuar”, shkruan “Infopress”.

I njëjti portal edhe dje ka publikuar një artikull kundër Enver Hoxhajt.  Ka shkruar se Hoxhaj kishte kërkuar dy poste qeveritare, por partia kishte përdorur “taktikën e vjetër e cila ka funksionuar gjithmonë”.

“Përmendja e aktualizimit të «dosjeve» të fjetura në prokurori ndaj e bën z. Enver Hoxhaj të bëhej shumë i urtë. Në çast, ai pushoi ‘të thithte dy nëna së bashku me dashin e kopesë’ në PDK. Ai sakaq u pajtua me çka do!”, ka shkruar dje portali “Infopress”.

Gjuha e ashpër e portalit të afërt me Rexhepin Hotin përfshin edhe akuza tjerë për kolegun e tij partiak, Enver Hoxhajn.

“Mirëpo, z. Hoxhaj, ç’është e vërteta, gënjeshtrat i bën gjithmonë me marifet. Dëm i madh që ky personalitet me kapacitet të madh intelektual u bë shërbëtor pa kushte i uzurpatorëve të pagdhendur të PDK-së”, është akuza tjetër që i bëhet Hoxhajt nga portali i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin.

Rexhep Hoti gjatë viteve 20017-2009 kishte udhëhequr Gazetën “Infopres”, e cila publikohej në print dhe i shërbente Hashim Thaçit. Më pas, e kishte mbyllur. Portali “Infopress”, zyrtarisht nuk menaxhohet nga Hoti. Por, ai është i pranishëm aty me shkrime të ndryshme dhe portali ka ruajtur logon dhe dizajnin e njëjtë, të cilën medium e kishte kur botohej në print.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?