“Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej një valë e re ikjesh nga Kosova”

Përveç mandatarit për qeverinë e re, që e pranoi si fakt ikjen e qytetarëve nga Kosova, edhe ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se shteti tash e 5 javë është në dijeni se po përgatitet një ikje e tillë. Por shteti nuk ka arritur të bëjë asgjë për të kapur trafikantët që në vitin […]
Por shteti nuk ka arritur të bëjë asgjë për të kapur trafikantët që në vitin 2014 ndihmuan mbi 100 mijë shqiptarë të largohen nga Kosova, raporton KTV.
Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë është detyrë urgjente e qeverisë së re që të ndalë ikjen e qytetarëve.
Policia e Kosovës, pas valës së migrimit në vitet 2014-2015, kishte filluar hetimet për organizata kriminale, të cilat kanë kontribuar në largimin e qytetarëve nga Kosova.












