Shteti grek kthen mijëra emigrantë në Turqi

Greqia dhe Agjencia Evropiane e Kontrollit të Kufijve “Frontex” kanë kthyer 1329 emigrantë në Turqi, sipas marrëveshjes së arritur në mars 2016 mes BE-së dhe Ankarasë, njoftoi policia greke sot në Athinë. Megjithatë ka ende 13000 refugjatë dhe emigrantë në ishujt grekë në Egje presin procedimin e kërkesave të tyre për azil. Emigrantët filluan […]
Greqia dhe Agjencia Evropiane e Kontrollit të Kufijve “Frontex” kanë kthyer 1329 emigrantë në Turqi, sipas marrëveshjes së arritur në mars 2016 mes BE-së dhe Ankarasë, njoftoi policia greke sot në Athinë.
Megjithatë ka ende 13000 refugjatë dhe emigrantë në ishujt grekë në Egje presin procedimin e kërkesave të tyre për azil.
Emigrantët filluan të bllokohen në Greqi kur shumë vende në rrugën e Ballkanit nga Greqia drejt Evropës Veriore mbyllën kufijtë e tyre ndaj refugjatëve dhe emigrantëve 18 muaj më parë.
Deri në këtë moment, më shumë se një milion persona kaluan nga Maqedonia, Serbia, Hungaria dhe Kroacia drejt vendeve më të pasura të BE-së.












