Shqiptari planifikon t’i investoj 100 milionë euro në Maqedoni

Shqiptari planifikon t’i investoj 100 milionë euro në Maqedoni

Pasi ka qenë mjaft konkurruese në tërheqjen e investitorëve të huaj, që kanë zgjedhur Maqedoninë ndaj Shqipërisë, si p.sh. prodhuesin e mjesëve të makinave Jonson Control, shteti fqinj po tenton të joshë edhe sipërmarrësit shqiptarë. Agjencia maqedonase e lajmeve INA shkruan se Ministri përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë, Ramiz Merko ka pohuar sot […]

Agjencia maqedonase e lajmeve INA shkruan se Ministri përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë, Ramiz Merko ka pohuar sot se “në ambientet e Ministrisë dhe më pas bashkë me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zhvilluam takim pune me mikun tim dhe një ndër biznesmenet më të suksesshem jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por edhe i rajonit, Shefqet Kastratin, themelues dhe njëkohësisht drejtori gjeneral i kompanisë “Kastrati Group” , i shoqëruar nga partnerët e tij, Nova Global Group nga Republika e Turqisë”.

Merko shtoi se “Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislasioni i Republikës së Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira zhvillimore ekonomike.

Mora mbështetjen nga zotëri Kastrati për themelimin e një bashkëpunimi për realizimin e projekteve të shumta, në aspektin strategjik që të hartojmë investime avancuese dhe reformuese në fushën e ekonomisë. Ai më premtoi se, të paktën investimet që do të realizohen në vendin tonë do të arijnë deri në 100 milionë euro.

Planprogrami dhe biznesplani do të konkretizohet në muajt në vijim, për çka do të prezantohet për opinionin. Gjatë takimit, prezent ishte edhe Zëvendës Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale Asip Useini, ku në bashkëpunimin institucional do të ndihmojë kompanive proceduarat e dokumentacioneve, që sa më lehtë dhe shpejtë të fillohen investimet në vend”, përfundon njoftimi i agjencisë maqedonase.

Grupi Kastrati është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe sipërmarrja kryesore e tregtimit të naftës në vend. Kompania kryesore e grupit Kastrati sha, që tregton me shumicë karburante kishte një qarkullim vjetor në vitin 2016 prej 320 milionë eurosh, sipas bilancit zyrtar.

Sipërmarrja tjetër, Kastrati shpk, që tregton naftën me pakicë, kishte të ardhura prej 93 milionë eurosh.

Grupi ka interesa edhe në fushën e sigurimeve (Alb Siguracion, me të ardhura 13 milionë euro në 2016-n) dhe të tregtimit të automjeteve (Benz Mercedes).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?