Shpend Ahmeti tregon arsyen e vonesës së 21 autobusëve të rinj

Shpend Ahmeti tregon arsyen e vonesës së 21 autobusëve të rinj

Pas shumë polemikash për blerjen e 51 autobusëve të rinj për Komunën e Prishtinës, më 17 shkurt të këtij viti u lëshua në qarkullim kontingjenti i parë prej 30 sosh. Pjesa e tretë e kontingjentit prej 21 autobusëve ishte premtuar që të vijë në Prishtinë në fund të muajit mars ose në prill të 2017-ës, […]

Pjesa e tretë e kontingjentit prej 21 autobusëve ishte premtuar që të vijë në Prishtinë në fund të muajit mars ose në prill të 2017-ës, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë të paktën deri në fund të këtij muaji.

Edhe pse muaj më parë faji për mosardhje të autobusëve iu hodh bordit të Trafikut Urban, tashmë problem tjetër po del të jetë mospërfundimi i renovimit të garazheve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një prononcim për gazetën  Zëri ka thënë se autobusët janë prodhuar dhe se në momentin që do të përfundojë renovimi i garazheve ata do të sillen në vend.

“Kjo është e përcaktuar me Ligjin për Kredinë, që është marrë nga BERZH-i. Nuk ka ndonjë paqartësi, thjesht ka disa kritere që duhet të plotësohen për t’u lëshuar pjesa e pagesës. Autobusët janë prodhuar, bile mendoj që shumë shpejt do të jenë edhe në regjion. Pra, në momentin që përfundon përfundimi i renovimit të garazheve, të cilat mendoj që do të përfundojnë për 10 ditë sipas vizitave që kemi pasur ne, pastaj vijnë edhe autobusët. Ato janë të prodhuar për Prishtinën, kështu që besoj që më shumë se 3-4 ditë nuk marrin kohë, natyrisht mandej pason zhdoganimi, regjistrimi dhe futja në qarkullim”, ka thënë Ahmeti.

Përkundër faktit që u raportua në medie se njëra prej arsyeve për vonesat e autobusëve është se Trafiku Urban nuk i ka 800 mijë euro për ta paguar TVSH-në, i pari i Prishtinës e ka mohuar kategorikisht këtë, duke thënë se një gjë e tillë nuk qëndron pasi Trafiku Urban nuk e paguan TVSH-në, por Komuna e Prishtinës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?