Shpend Ahmeti: Kështu mund të dilni në RTK

Shpend Ahmeti tërthorazi ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës (RTK), derisa ka thënë se të gjithë ata që duan të marrin hapësirë në Lajmet Qëndrore të RTK-së mjafton që ta shajnë atë. “Për ata që dojnë me dal në lajme RTK. Mjafton me më sha mu me një status”, ka thënë Ahmeti, në një postim […]
Shpend Ahmeti tërthorazi ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës (RTK), derisa ka thënë se të gjithë ata që duan të marrin hapësirë në Lajmet Qëndrore të RTK-së mjafton që ta shajnë atë.
“Për ata që dojnë me dal në lajme RTK. Mjafton me më sha mu me një status”, ka thënë Ahmeti, në një postim në rrjetin social Twitter.
Ahmeti ka thënë se hapësira e RTK-së, në atë rast, do të ishte e garantuar.
“10 minuta të garantuara në lajme qendrore i keni”, ka thënë Ahmeti.
Shpend Ahmeti është kritikuar sot nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Ahmeti “nuk ka qeverisur fare me Prishtinën”.












