Shkelzen Maliqi ka një parashikim befasues për punën e qeverisë Haradinaj

Analisti politik, Shkelzen Maliqi përmes një statusi në Facebook i ka bërë një analizë punës së Qeverisë Haradinaj. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se edhe Qeveria varet nga Lista Serbe, mirëpo sipas tij edhe opozita nuk mund ta rrëzojë atë pa votat e serbëve. Shënimi i plotë: PARADOKSI QE VLEN TE REFLEKTOHET […]
Ai në një shënim në Facebook ka thënë se edhe Qeveria varet nga Lista Serbe, mirëpo sipas tij edhe opozita nuk mund ta rrëzojë atë pa votat e serbëve.
Shënimi i plotë:
PARADOKSI QE VLEN TE REFLEKTOHET
Haradinaj eshte zgjedhur Kryminister me mazhorancen minimale (60+1) dhe me votat e Listes serbe. Sigurisht se do te kete probleme qe te mbetet ne pushtet nese per cdo vendim do t’i duhet vota e Listes S, qe thuhet se eshte vote shantazuese e Vuciqit / Serbise.
Mirepo, ky argument e ka edhe anen tjeter pothuajse simetrike sepse edhe rrezimi eventual i qeverise Haradinaj do te ndodh po keshtu permes koalicionit te opozites shqiptare (VV + LDK) me Listen serbe. Kjo per faktin se as Opozita aktuale nuk e ka mazhorancen qe ta rrezoje qeverine por I duhet LS.
Le te mendohet atehere puna e qeverise Haradinaj nga kjo pikenisje.
Qeveria per vendime te rendesishme te shtetendertimit nuk eshte e thene se do te duhej te varet nga LS. Per cdo vendim te tille do te mund te kishte edhe shumice shqiptare qe pamundeson shantazhin e Beogradit. Haradinaj dhe Veseli duhet te gjejne menyren per konsultime dhe respektimin e qendrimeve te opozites per ti kaluar ligjet dhe vendimet vitale per Kosoven (psh. Shnderrimi i FSK-se ne Ushtri. Etj.).
Aq sa mund ta kete nen kontroll Km. Haradinaj Lista serbe, e ka edhe opozita duke i pranuar konsultimet me qeverine me qellim qe te pengohen shantazhet e Serbise.
Duket e komplikuar, por eshte menyre pragmatike qe Haradinaj te detyrohet per qeverisje te pergjegjshme.












