SHBA mund të dërgojë këta zyrtarë në dialogun Kosovë – Serbi, jepet edhe data e përfundimit të negociatave

SHBA mund të dërgojë këta zyrtarë në dialogun Kosovë – Serbi, jepet edhe data e përfundimit të negociatave

“Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të arrijë paqen në rajon”, sipas Institutit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin amerikan të Kolumbias. Një raport i dedikuar për “zbatimin e dialogut Kosovë-Serbi”, i shkruar nga Drejtori i Programit për ndërtimin e paqes dhe programi për të drejtat, David Phillips propozon “të […]

Një raport i dedikuar për “zbatimin e dialogut Kosovë-Serbi”, i shkruar nga Drejtori i Programit për ndërtimin e paqes dhe programi për të drejtat, David Phillips propozon “të përcaktojë temat e negociatave dhe të caktojë një afat prej jo më shumë se dy vjet”, raportoi “B92”, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu propozon “një ndërmjetësim më efektiv të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë një rol më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin e negociatorëve të shquar ndërkombëtarë”.

“Beta” ka raportuar këtë të premte, duke cituar deklaratën e Phillips për “Zërin e Amerikës”. Ai ka propozuar “një skenar ku fitojnë të gjithë”, ku “njohja e pavarësisë së Kosovës do të çonte në normalizimin e të gjitha çështjeve dypalëshe dhe integrimin e Serbisë dhe Kosovës në institucionet euroatlantike”.

“Nëse Serbia dëshiron të bashkohet me BE, kapitulli 35 është i qartë si kristali, Beogradi nuk do të bëjë përparim drejt anëtarësimit në BE derisa ta njohë Kosovën, e cila është themeli për normalizimin. Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë me Brukselin mbi anëtarësimin në BE dhe të dy vendet duhet të hyjnë në BE së bashku, në të njejtën kohë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u kërkoi serbëve të përballen me realitetin dhe të merren me situatën e Kosovës. Sigurisht, është e vështirë të negociosh rreth njohjes së Kosovës nga Serbia, por kjo duhet të ndodhë, e vetmja rrugë përpara është që Serbia të njohë Kosovën, ky është çelësi për progresin”, deklaroi Phillips.

Raporti thekson se qeveria e Kosovës duhet të marrë “një qasje gjithëpërfshirëse për integrimin e serbëve të Kosovës dhe të sigurojë që të drejtat e tyre të mbrohen dhe të promovohen plotësisht”.

“Sidoqoftë, mbi të gjitha, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë. BE ka qenë një lojtar kryesor në ndërmjetësim, dhe ne rekomandojmë një rol më të fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e rëndësishme që Uashingtoni të jetë plotësisht i përfshirë dhe që ndërmjetësit ndërkombëtarë të punojnë në zgjidhje”, shtoi ai.

Phillips gjithashtu sygjeroi të ndryshojë formatin e dialogut, “të përcaktojë qartë temat e negocimit dhe të caktojë afatin deri në dy vjet, si dhe të angazhojë negociatorë ndërkombëtarë me përvojë dhe autroitet”.

“Ne propozojmë një afat prej 18 muajsh, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati për gjashtë muaj të tjerë. Federica Mogherini mund të luajë ende një rol ceremonial por një negociator me përvojë është e nevojshme për të marrë rolin udhëheqës. Ne rekomandojmë që Ëolfgang Shauble të jetë ai person dhe ne gjithashtu rekomandojmë që SHBA të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialog dhe ne besojmë se Condoleezza Rice, e cila ka përvojë në Ballkan dhe është shumë e respektuar – mund të punojë në mënyrë efektive me ekipin e Shaubles për të përfunduar këto negociata”, tha Phillips.

Ai vlerësoi se “integrimi në Evropë do të ishte një nxitje e qartë për Serbinë dhe Kosovën për t’u angazhuar në zbatimin e dialogut” – dhe kur u pyetën se çfarë do të nxiste BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rritur angazhimin e tyre, Phillips tha se “Rusia ka krijuar tashmë një linjë të re të frontit në Luftën e Ftohtë me Perëndimin dhe është në Ballkanin Perëndimor”.

“Sipas disa pretendimeve, Rusia ka krijuar një bazë të inteligjencës në Nish, dhe po transferon armë të sofistikuara në Serbi. SHBA dëshiron të forcojë partneritetin e saj me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, si dhe me Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa strategjike në atë pjesë të botës, ajo mund të ushtrojë ndikimin e saj përmes një roli më të fortë në dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm me përfshirjen e SHBA, ky proces do të ecë përpara”, shtoi ai.

Sipas tij, “Rusia nuk është e interesuar për popullin serb, por po dëmton interesat e Perëndimit në Ballkan”.

“Vladimir Putin flet për unitetin sllav, unitetin ortodoks (të krishterë), por në thelb, Rusia nuk është aspak e interesuar për popullin serb. Ai vetëm manipulon këtë çështje me qëllim që të minojë ndikimin perëndimor dhe të përpiqet të kufizojë rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha ai dhe, shtoi: “Qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin”.

“Ata mund të ecin përpara me aspiratat euroatlantike nëse zgjidhin mosmarrëveshjet me Kosovën. Rusia nuk do të jetë atje për të ndihmuar Serbinë, vetëm manipulon serbët, qytetarët duhet ta kuptojnë këtë fakt dhe të lëvizin më pranë Perëndimit”, tha Phillips./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?