SHBA kështu e armatos Shqipërinë (Foto)

Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të gjashtë mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë. Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet […]
Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
Ministrja Kodheli u shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si “aleat dhe mik strategjik”.
Nga ana e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete.
















