SHBA deklarohet për situatën e Mianmarit (Video/Foto)

SHBA deklarohet për situatën e Mianmarit (Video/Foto)

Midis uraganeve dhe krizave të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë amerikanë nuk mund të kenë dëgjuar për fatkeqësinë e vazhdueshme humanitare në Mianmar (e njohur edhe si Burma). Gjatë dy javëve të fundit, mbi 120,000 njerëz Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh për shkak të dhunës që ata e kanë përjetuar […]

Gjatë dy javëve të fundit, mbi 120,000 njerëz Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh për shkak të dhunës që ata e kanë përjetuar në mënyrë të vazhdueshme. Situata është kaq e tmerrshme që ka shkuar aq larg sa tashmë ajo është emërtuar si gjenocid.

Rohingya, e cila është përshkruar si një nga grupet më të përndjekura në planet, është një grup minoriteti mysliman pa shtetësi që jeton kryesisht në shtetin Rakhinë të Myanmarit.

Ata nuk konsiderohen qytetarë nga qeveria e Myanmar, pavarësisht faktit se ata kanë jetuar Mianmar për breza me radhë, raportoi “Newsweek”, transmeton Periskopi.

Qindra mijëra Rohingya janë zhvendosur dhe, zyrtarët e OKB-së kanë përcaktuar se më shumë se 1,000 civilë mund të jenë vrarë nga ushtria e Mianmarit në fund të vitit 2016.

Krimet që thuhet se janë kryer kundër Rohingyas janë padyshim serioze, por a përbëjnë gjenocid?

Duke folur për situatën në Mianmar gjatë një fjalimi në Stamboll, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha: “Ka një gjenocid atje”. “Ata që mbyllin sytë për këtë genocid të kryer nën mbulesën e demokracisë janë bashkëpunëtorët e tyre”, shtoi ai.

Raphael Lemkin – një avokat me prejardhje polake-hebraike që humbi pjesën më të madhe të familjes së tij gjatë Holokaustit – shpiku termin “gjenocid” pasi bëri kërkime të gjera mbi armenët të cilët ishin masakruar nga turqit.

Gjenocidi rrjedh nga fjala greke e lashtë “genos”, që do të thotë raca ose fisi, dhe “cide” nga fjala latine, që do të thotë vrasje.

Lemkin e definon gjenocidin si “një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme që synojnë shkatërrimin e themeleve esenciale të jetës së grupeve kombëtare, me qëllim të asgjësimit të këtyre grupeve”.

Kur është pyetur për situatën në Myanmar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk ka trajtuar në mënyrë specifike diskutimin e termit të gjenocidit, por ai për Newsweek ka thënë se “Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të ngushtë me qeverinë e Birmanisë për situatën në Rakhinë dhe kanë diskutuar publikisht dhe privatisht për këtë çështje në nivelet më të larta”, duke shtuar “Meqë qeveria dhe forcat e sigurisë veprojnë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet, ne i nxisim ata ta bëjnë këtë në një mënyrë që është në përputhje me sundimin e ligjit dhe që respekton të drejtat e njeriut”./Periskopi/

We need every single person – to use your voice. Your platform – to help stop the genocide happening in Myanmar now. #SaveRohingyaMuslims

— Imraan Siddiqi (@imraansiddiqi) September 4, 2017

1M #Rohingya at risk of genocide, as army carries out ethnic cleansing. When victims are Muslim, silence of world leaders is defeaning. pic.twitter.com/ISEEnBVj33

— Rula Jebreal (@rulajebreal) September 3, 2017

05_09_Myanmar_Rohingya_Genocide_Burma

“We’re documenting mass killings.” @matthewfsmith on @CNN speaking about the crisis in northern Rakhine St, Myanmar https://t.co/zHQhCEEjxx

— Fortify Rights (@FortifyRights) September 4, 2017

Remarkable: satellite data picks up 19 major burn sites in Rohingya Muslim villages even though it’s monsoon season. https://t.co/48LLWGxfeQ pic.twitter.com/xaKoy7RkHO

— Kenneth Roth (@KenRoth) September 5, 2017

Video:

http://www.newsweek.com/genocide-occurring-against-rohingya-myanmar-experts-weigh-659841

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?