Serbia ndalon autobusët, qytetarët kalojnë duke ecur Merdaren

Nga mesnata e së dielës këta autobusë kanë mbetur të bllokuar pak metra nga pika kufitare në Merdare, në pjesën e Serbisë. Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare, shoferët e këtyre autobusëve të bllokuar thonë se policia serbe u ka thënë gojarisht se kanë marrë urdhër nga autoritetet serbe për të bllokuar çdo autobus nga […]
Nga mesnata e së dielës këta autobusë kanë mbetur të bllokuar pak metra nga pika kufitare në Merdare, në pjesën e Serbisë.
Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare, shoferët e këtyre autobusëve të bllokuar thonë se policia serbe u ka thënë gojarisht se kanë marrë urdhër nga autoritetet serbe për të bllokuar çdo autobus nga Kosova apo që është i nisur për në Kosovë si masë reciprociteti ndaj vendimit të palës kosovare për të ndaluar funksionimin e qarkullimit të linjës Prishtinë-Beograd, raporton KTV.
Ismajl Muriqi, vozitës autobusi, ka kërkuar nga institucionet e vendit të ndërmarrin ndonjë masë, pasi, për shkak të kësaj bllokade, duhet të qëndrojnë në territorin serb, duke i ruajtur autobusët.
Kohavision ka kontaktuar me ministren e deritashme për Dialog, Edita Tahiri, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë asgjë për situatën e krijuar, duke e adresuar përgjegjësinë te zyrtarët e Policisë së Kosovës, por që edhe këta të fundit kanë thënë të mos e kenë nën përgjegjësi një problematikë të tillë.
Në ministrinë e Infrastrukturës që është e autorizuar të japë leje ndërkombëtare të qarkullimit, kanë thënë se janë duke u marrë me këtë çështje, por një përgjigje për bllokadën do ta japin ditëve në vijim.












