Serbi: Janë akuzuar pesë vetë për vrasje të myslimanëve

Serbi: Janë akuzuar pesë vetë për vrasje të myslimanëve

Prokurorë në Serbi i kanë akuzuar pesë persona për torturë dhe vrasje të 20 myslimanëve të Serbisë, gjatë luftës në Bosnjë, në vitet e 90-ta. Në padi thuhet se paramilitarët serbë më 27 shkurt 1993, e kanë ndalur trenin për Shtërpci, një fshat në kufi me Bosnjën, dhe i kanë marrë 20 persona, shumica myslimanë. […]

Prokurorë në Serbi i kanë akuzuar pesë persona për torturë dhe vrasje të 20 myslimanëve të Serbisë, gjatë luftës në Bosnjë, në vitet e 90-ta.

Në padi thuhet se paramilitarët serbë më 27 shkurt 1993, e kanë ndalur trenin për Shtërpci, një fshat në kufi me Bosnjën, dhe i kanë marrë 20 persona, shumica myslimanë.

Paramilitarët i kishin dërguar personat në Vishegrad, në lindje të Bosnjës, ku i kishin torturuar dhe vrarë të gjithë ata, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në lumin Drina.
Të gjitha viktimat ishin myslimanë nga Sanxhaku, në pjesën perëndimore të Serbisë.
Në vitin 2014, gjithsej 16 persona të dyshuar, pjesëtarë të ushtrisë paramilitare ishin arrestuar në Bosnjë dhe në Serbi.

Njëmbëdhjetë të tjerë janë në proces gjyqësor, ku vetëm një prej tyre e kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me pesë vite burgim në vitin 2016, pas një marrëveshjeje me prokurorët.

Një anëtar tjetër i grupit ishte dënuar me 15 vite burgim në vitin 2002, nga një gjyq në Malit të Zi.

Në vitin 2009, lideri i grupit paramilitatar, Millan Llukiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës gjatë konfliktit në Bosnjë, në periudhën 1992-1995. Ai nuk është akuzuar asnjëherë për masakrën e Shtërpcit, por vëllau i tij, Gojko Llukiq, figuron në listën e pesë të akuzuarve.

Nga lufta në Bosnjë, ndërmjet kroatëve, myslimanëve dhe serbëve, gjatë periudhës 1992-1995, jan vrarë rreth 100 mijë vetë. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?