Selimi thirrje Haradinajt ta shkarkojë Rikallon, ia kujton se ishte pjesë e protestave kundër Jabllanoviqit

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi thotë se çështja e ministrit Nenad Rikallo është aq problematike sa që Haradinaj menjëherë duhet ta shkarkojë. Ai thotë se shpreson që të mos përsëritet rasti i njëjtë si ai me Jabllanoviqin. “Tashme ceshtja e ministrit te Bujqsise Nenad Rikallo eshte mjaftueshem problematike sa qe do te duhej qe Kryeministri […]
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi thotë se çështja e ministrit Nenad Rikallo është aq problematike sa që Haradinaj menjëherë duhet ta shkarkojë.
Ai thotë se shpreson që të mos përsëritet rasti i njëjtë si ai me Jabllanoviqin.
“Tashme ceshtja e ministrit te Bujqsise Nenad Rikallo eshte mjaftueshem problematike sa qe do te duhej qe Kryeministri t’I merrthe hapat e duhur dhe ne kohen e duhur per shkarkimin e tij. Ne presim qe Kryeministri te veproje menjehere ne menyre qe te mos e perseritet rasti sikur ai per Jabllanoviqin. Vete Z. Haradinaj dhe subjekti i tij politik kane qene pjese e protestave kunder Jabllanoviqit i cili pat bere deklarata antishqiptare ne ate kohe. Ato per cka akuzohet Rikallo IiListes Serbe jane me shume se sa deklarata. Pra behet fjale per nje te dyshuar per krime lufte kunder shqiptareve ne Prishtine. Une pres qe Z. Haradinaj menjehere ta shkaroje Rikallon dhe i bejme thirrje organeve te drejtesise qe te veprojne menjehere per arrestimin e atij krimineli”, tha Selimi për Periskopin.












