Seks nga kompjuteri: Kush është Dafina dhe Arturi, çifti i arrestuar që menaxhonte prostitutat (Video/Foto)

Seks nga kompjuteri: Kush është Dafina dhe Arturi, çifti i arrestuar që menaxhonte prostitutat (Video/Foto)

Prostitucioni online është një nga format e reja të shfrytëzimit të qenies njerëzore, e cila në Shqipëri po merr përmasa të mëdha. E ndërsa po të bësh një kërkim të thjesht në internet, në faqet ku vendosen njoftime për punë shikojmë se sa hapur tutorët  kërkojnë vajza për të punuar në  Chat Line. Policia e […]

Prostitucioni online është një nga format e reja të shfrytëzimit të qenies njerëzore, e cila në Shqipëri po merr përmasa të mëdha.

E ndërsa po të bësh një kërkim të thjesht në internet, në faqet ku vendosen njoftime për punë shikojmë se sa hapur tutorët  kërkojnë vajza për të punuar në  Chat Line.

Policia e Shtetit kohët e fundit ka zbuluar disa rrjete të prostitucionit online, e ndërsa rasti i fundit ishte operacioni “Chat Line 3”, ku u arrestuan disa vajza të cilët ushtronin prostitucionin online, si dhe tutorja e tyre Dafina Tresa së bashku me bashkëshortin e saj.

32-vjeçarja e martuar me Artur Bakallin, kishin marrë me qira apartamentin ku ushtrohej prostitucioni online, ndërsa në gjykatë tutorja e vajzave është mbrojtur me argumentin se nuk e dinte që ishte vepër penale.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali 1-vjeç dhe një vajze 5-vjeç, nga fotot e siguruara nga gazeta “Shekulli”, ata duken një familje normale dhe e rregullt.

Grupi i 7 femrave të akuzuara për prostitucion online ka dalë dje para gjykatës për masën e sigurisë.

Dafina Tresa, drejtuese e grupit, e akuzuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe rekrutimin e vajzave, deklaroi se “nuk e dija se kjo përbënte vepër penale. Vajzat e bënin çdo gjë me dëshirën e tyre.” Në përfundim të seancës, asaj iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Arrestimi i 7 femrave dhe i një mashkulli, Artur Bakallit, 33 vjeç, ndodhi në kuadrin e operacionit “Chat Line” në Tiranë më 6 shtator 2017.

Operacioni policor i koduar “CHAT LINE 3”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat line 3”, më datë 6.09.2017, arrestoi shtetasit :

– D. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja D. T., 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

– 9 njësi kompjuteri.

– 9 ekrane kompjuteri.

– 9 kamera për komunikim video online.

– 2 laptopë.

– 16 lodra plastike të seksit

– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?