Sejdiu: Qeveria që varet nga Lista Serbe, duhet që edhe Ligjin për Mbeturina ta dërgojë në Beograd

Sejdiu: Qeveria që varet nga Lista Serbe, duhet që edhe Ligjin për Mbeturina ta dërgojë në Beograd

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe deputeti i saj në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, duke folur për mosparaqitjen e PAN-it në seancë, ka thënë se “më nuk kemi të bëjmë me platforma ekonomike e platforma për luftimin e krimit e korrupsionit, por me njerëz që bëjnë pazare”. “Është hera e shtatë tashmë që maltretohen deputetët e […]

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe deputeti i saj në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, duke folur për mosparaqitjen e PAN-it në seancë, ka thënë se “më nuk kemi të bëjmë me platforma ekonomike e platforma për luftimin e krimit e korrupsionit, por me njerëz që bëjnë pazare”.

“Është hera e shtatë tashmë që maltretohen deputetët e Kuvendit, qytetarët e Republikës, kori diplomatik dhe gjithë mysafirët dhe mediat me këtë qasje komplet joserioze dhe goxha destruktive nga koalicioni PAN. Mbrëmë pas mesnate është kërkuar që të mbahet seanca për sot në 11 në mëngjes. Dhe në ora 11 e patë që koalicioni PAN nuk është aty”, tha Sejdiu për Klan Kosova, shkruan Periskopi.

“Është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë as me platforma qeverisëse, as se si të luftohet krimi e korrupsioni, por kemi të bëjmë me pazare. Kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë mendim politik, por me njerëz që bëjnë pazare në kurriz të qytetarëve.”

Sjelljen e deputetëve të PAN-it, Sejdiu e quajti “sjellje e tyxharëve ordinerë”.

“Kjo është sjellje e tyxharëve ordinderë. Sjellje komplet e shpërputhur me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Më 11 qershor qytetarët kanë votuar për ndryshim”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria që varet nga Lista Serbe do të duhet që edhe Ligjin për Hedhje të Mbeturinave ta dërgojë në Beograd.

“Qeveria që varet nga Lista Serbe, duhet që edhe ligjin për hedhje të mbeturinave të dërgojë në Beograd. Kjo e desovranizon vendin edhe më shumë”, tha Sejdiu. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?