Sejdiu: Agjendën e Republikës së Kosovës po e përcakton agjenda e Beogradit

Deputeti i Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se të shtunën mund të kërkohen shtyreje të seancës ku është thirrur të votohet qeveria. Ai këtë e lidhë me shkuarjen e Listës Serbe në Beograd për tu konsultuar me politikanët serbë, para vendimit për votimin e Qeverisë Haradinaj. “Edhe Hoxhaj mund të dalë e të kërkojë pauzë […]
Deputeti i Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se të shtunën mund të kërkohen shtyreje të seancës ku është thirrur të votohet qeveria.
Ai këtë e lidhë me shkuarjen e Listës Serbe në Beograd për tu konsultuar me politikanët serbë, para vendimit për votimin e Qeverisë Haradinaj.
“Edhe Hoxhaj mund të dalë e të kërkojë pauzë pasi që është mësuar ta bëjë këtë disa herë”.
“Këta nesër do të qëndrojnë në Beograd për të marrë bekimin e Vuçiq dhe Gjuriq që të jenë në kuvend dhe të votojnë Haradinaj për kryeminsitër”, ka thënë Sejdiu në Ora e Fundit.
“Është për të ardhur keq që agjendën po e përcakton Lista Serbe, pasi që ekzisotn PAN që dëshiron të mos e kuptojë se vota popullore nuk është tek ta”.
“Takimi në Beograd me qeverinë serbe është në orën 13:00 konferencë kanë thirrur për në orën 14:00, kurse te në seanca është thirru për orën 16:00, kështu që duket shumë e vështirë se deputetët e Listës Serbe do të mund të arrijnë në kohë”,
“Agjenda e Beogradit po e përcakton agjendën e Republikës së Kosovës” ka shtuar Sejdiu.
Ai ka thënë se seanca për votimin e qeverisë do të thirret në bazë të tekeve të Beogradit.
“PAN ia ka hapur dyert gjerë e gjatë Listës Serbe që të kontrollojë gjithçka në Kosovë”, ka shtuar ai.












