Seanca e nesërme do ta ketë këtë rend të ditës

Nesër me fillim në orën 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e jashtëzakonshme. Kjo seancë që si rrallë herë mbahet në ditë vikendi, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Zgjiedhja e Qeverisë së Kosovës. Gjatë ditës së djeshme, në herën e shtatë, Kadri Veseli arriti të zgjedhet kryetar i […]
Kjo seancë që si rrallë herë mbahet në ditë vikendi, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Zgjiedhja e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, në herën e shtatë, Kadri Veseli arriti të zgjedhet kryetar i Kuvendit me 62 vota pro derisa u zgjedhën edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.
Më poshtë njoftimi i Kuvendit për seancën e nesërme:
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 16:00
R e n d i i d i t ë s
Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.












