Molliqaj: Driton Çaushi do të fitojë, Gjakova është lodhur nga udhëheqja kriminale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka mbështetur kandidatin e VV-së për kryetar të Gjakovës, njëherit deputetin Driton Çaushi, duke shprehur besimin e tij se ai do ta fitojë garën zgjedhore. Sipas Molliqajt, Gjakova është lodhur nga “udhëheqja kriminale”, transmeton Periskopi. Komenti i plotë: Driton Çaushi do ta fitoj Gjakovën sepse: Gjakova e dëshiron […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka mbështetur kandidatin e VV-së për kryetar të Gjakovës, njëherit deputetin Driton Çaushi, duke shprehur besimin e tij se ai do ta fitojë garën zgjedhore.
Sipas Molliqajt, Gjakova është lodhur nga “udhëheqja kriminale”, transmeton Periskopi.
Komenti i plotë:
Driton Çaushi do ta fitoj Gjakovën sepse:
Gjakova e dëshiron rimëkëmbjen dhe kthimin e dinjitetit që e kishte dikur;
Gjakova është lodhur nga udhëheqja kriminale e AAK-së;
Gjakova e meriton një kryetar që përkushtohet për Gjakovën dhe e bënë gjumin në Gjakovë;
Dritoni bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! do ta çrrënjos krimin dhe korrupsionin në Gjakovë;
Gjakova kësaj here do të vendos me mendje e zemër;
Gjakova e bëri Dritonin deputetin më të votuar në Gjakovë;
Gjakova do t’ia besoj Dritonit udhëheqjen e Komunës.
#DritoniPërGjakovën












