Sadisti e detyron vazjën 6 vjeçare të qëndron e zhveshur në dritare për një kohë të gjatë (Foto)

Një burrë ‘sadist’ i cili e detyroi të qëndronte në një varkë një vajzë gjashtëvjeçare dhe e bëri atë të qëndronte të zhveshur në një dritare për një kohë të gjastë, është burgosur për 12 vjet. Garth Gatland 39 vjeç po ashtu detyroi një fëmijë tjetër të zbathte këpuctë dhe të ecte për katër orë […]
Garth Gatland 39 vjeç po ashtu detyroi një fëmijë tjetër të zbathte këpuctë dhe të ecte për katër orë e gjysmë rresht, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Ai u dënua për dy akuza të mizorisë së fëmijëve në një gjyq të mëparshëm dhe u dënua të martën në Gjykatën e Kembrixhit.
Gatland, nga Kembrixh, kishte mohuar akuzat kundër dy fëmijëve, vajzës gjashtë vjeçare dhe një djaloshi 15 vjeç, por një juri e gjeti atë fajtor.
Gjykata gjithashtu kishte zbuluar se ai e kishte goditur vajzën me një lugë druri, e bëri atë të qëndronte në pozita stresi dhe shumë herë e nxjerrte atë nga shtrati i saj kur ajo ishte në gjumë.
Dëshmitë e kokainës u gjetën gjithashtu në sistemin tretës të vajzës, dhe kishte djegie në shpinë, këmbë dhe në qafën e saj.
Djali ishte gjithashtu viktimë e sulmeve të rregullta, dhe ai ishte detyruar shpesh herë të fsheh drogë për Gatland-in.
Abuzimi, i cili thuhet se ka ndodhur mes 2014 dhe 2016, është raportuar në polici nga një prej të njohurve të Gatlandit vitin e kaluar./Periskopi/














