Rusia dhe Kina mbështesin spastrimin etnik ndaj myslimanëve e ekzekutuar nga qeveria e Mianmarit

Rusia dhe Kina mbështesin spastrimin etnik ndaj myslimanëve e ekzekutuar nga qeveria e Mianmarit

Drejtuesja de facto e Mianmar-it ka hedhur poshtë planet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kritikët po bëjnë thirrje që çmimi Nobel t’i hiqet asaj shkaku i ‘spastrimit etnik’ kundër Rohingyas ku ajo deri më tani nuk ka ndërrmarë asnjë veprim për të ndaluar sulmet ndaj myslimanëve. Aung San Suu Kyi […]

Aung San Suu Kyi do të jetë qendër e vëmendjes mbi “Sulmet terroriste në Rakhine”, tha zëdhënësi i saj.

Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për Paqe, po ballafaqohet me protestë globale ndaj reagimit të ashpër të forcave të sigurisë së Myanmarit ndaj një sërë sulmesh militante ndaj Rohingya-ve në shtetin perëndimor të Rakhines. Sulmet brutale të ushtrisë – të cilat janë përshkruar nga OKB si “spastrim etnik” – ka lënë qindra të vdekur dhe ka detyruar rreth 370,000 myslimanë Rohingya të iknin në Bangladesh vetëm tre javët e fundit, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.

“Arsyeja e parë përse Suu Kyi nuk mund të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është për shkak të sulmeve terroriste në Rakhine”, tha zëdhënësi i saj Zaw Htay. “Udhëheqësja shtetërore po përqëndrohet në qetësimin e situatës në shtetin Rakhinë”, shtoi ai.

Ai ka vazhduar: “Arsyeja e dytë është se ka njerëz që nxisin trazira në disa zona, por ne po përpiqemi të kujdesemi për çështjen e sigurisë në shumë vende të tjera, dhe e treta është se po dëgjojmë se do të ketë sulme terroriste dhe po përpiqemi për të trajtuar këtë çështje”.

Në fjalimin e saj të parë si udhëheqëse kombëtare, vitin e kaluar në OKB, Suu Kyi mbrojti përpjekjet e qeverisë së saj për të zgjidhur krizën mbi trajtimin e pakicës myslimane të Mianmarit, të cilët tashmë ishin raportuar gjerësisht si një nga grupet etnike më të diskriminuara në botë.

Suu Kyi ka refuzuar të dënojë goditjen e dhunshme të ushtrisë, me ç’rast ka bërë që shumë kritikë të bëjnë thirrje që asaj t’i hiqet çmimi Nobel për paqe.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të diskutojë për krizën Rohingya të mërkurën për herë të dytë që nga shpërthimi më 25 gusht, edhe pse përsëri pas dyerve të mbyllura.

Ambasadori i Britanisë, Mattheë Rycroft, tha se shpresonte që këshilli të binte dakord mbi një deklaratë publike, edhe pse një veprim i tillë duket i pamundur. Anëtarët e përhershëm Rusia dhe Kina kanë mbështetur publikisht qeverinë e Mianmarit. Kina, e cila ndan kufirin me Mianmarin, ka lavdëruar regjimin për ruajtjen e “zhvillimit dhe stabilitetit” në vend.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi dje dhe zgjat deri në 25 shtator./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?