Rriten apetitet e Labinot Tahirit, tash synon të bëhet edhe ministër

Rriten apetitet e Labinot Tahirit, tash synon të bëhet edhe ministër

Deri më tash janë përfolur se Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit do t’i drejtojë pesë ministri, si marrëveshje e fundit që u nënshkrua mes kësaj partie dhe koalicionit PAN. Megjithatë, njëri prej deputetëve më të zëshëm të AKR-së, Labinot Tahiri, i cili publikisht e ka përkrahur Ramush Haradinajn për kryeministër, ka folur […]

Megjithatë, njëri prej deputetëve më të zëshëm të AKR-së, Labinot Tahiri, i cili publikisht e ka përkrahur Ramush Haradinajn për kryeministër, ka folur edhe për ministrinë të cilën do të dëshironte ta udhëhiqte.

Por, siç duket, realizimi i dëshirës së tij do të jetë i pamundur. Për shkak se ‘ministrinë e zemrës’ nuk pritet ta udhëheqë partia e tij (AKR).

“Nëse ajo ministri do t’i jepej AKR-së dhe nëse do të ishte edhe vullneti i partisë, me dëshirë do ta udhëhiqja Ministrinë e Shëndetësisë, ku është niveli më i ulët dhe ku qytetarët vuajnë për barna esenciale”, ka thënë Tahiri për Insajderi.

Tahiri ka thënë se nuk mendon për poste ministrore. Madje vendosmëria e tij shkon deri aty saqë thotë se nuk do ta përfillë as kërkesën e liderit të partisë.

I pyetur se si mund ta udhëheqë një sektor me aq shumë probleme përderisa vetë ai nuk ka njohuri për lëmin e shëndetësisë, Tahiri ka thënë se mjafton dëshira e tij për ta çrrënjosur korrupsionin në këtë sektor.

“Normalisht nuk kisha me qenë shumë i përgatitur për momentin, por korrupsioni që është në shëndetësi do ta kisha ulur në nivelin më të duhur në këtë vend”, ka thënë më tej ai.

Po ashtu, ai nuk sheh problem ta udhëheqë këtë Ministri, duke shpresuar në ndonjë ekspert të kësaj fushe.

“Thjesht, dua të shihet puna ime. Ose do ta kisha vu një ekspert të shëndetësisë që e njeh këtë fushë, por pak a shumë duke qenë në direktivat e mia se qysh kisha dashur ta bëj shëndetësinë”, ka thënë tutje deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

Pavarësisht kësaj, ai vlerëson se më shumë do t’i kontribuonte qytetarëve në Kuvend sesa në poste ministrore./Insjaderi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?