Rrëfimi tronditës i një gruaje të re të Mianmarit, tregon për vrasjet dhe djegien e vendit të saj

Rashida 25 vjeçare, vjen nga shteti Rakhine i Myanmarit, e cila iku nëntë ditë më parë. Emri im është Rashida dhe unë jam 25 vjeçe. Para revolucionit të Arakanit, unë kisha një jetë shumë të qetë dhe modeste. Ne kishim disa fusha të cilat i punonim me shumë zell, i kultivojshim ato, dhe po ashtu […]
Emri im është Rashida dhe unë jam 25 vjeçe. Para revolucionit të Arakanit, unë kisha një jetë shumë të qetë dhe modeste. Ne kishim disa fusha të cilat i punonim me shumë zell, i kultivojshim ato, dhe po ashtu kisha një shtëpi ku jetonim me burrin dhe tre fëmijët tanë. Situata në atë kohë ishte paqësore dhe ishim të lumtur derisa sa erdhë kriza, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Kemi lënë gjithçka prapa tani. Shtëpia dhe fushat tona janë djegur kështu që nuk mund të fitojmë atje asgjë më.
Kur ushtria filloi të shtënat në fshatin tonë, shpejt i dërguam fëmijët e mi në xhungël dhe i fshehëm; ata ishin të frikësuar nga sulmet e egra. Por, kur u ktheva për të kontrolluar shtëpinë, para syve të mi u shfaqen shumë njerëz të vrarë.
Nga xhungla, ne ecëm për tetë ditë derisa arritëm në kufi. Ne ishim shumë të uritur dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë, përveçse pemëve. Tre fëmijët e mi kërkuan ushqim, por nuk kishim asgjë për t’i ushqyer ata.
Kaluam kufirin përmes një varke të vogël, ishte shumë e rrezikshme dhe mendova se do të fundosej, kështu që unë i shtrëngova fort fëmijët e mi.
Unë nuk jam e lumtur në Bangladesh, në Rhakine kemi pasur disa kafshë, 0.4 hektarë tokë të cilat i kemi punuar, një shtëpi dhe kishim një fshat të mirë në vendin tonë. Ne kemi lënë të gjitha ato prapa, kështu që unë jam e sigurt që ju mund të imagjinoni se sa e trishtuar ndihem për momentin.
Më mungon shtëpia jonë. Ne ndihemi të pashpresë këtu, nuk kam ide se si do të jetë e ardhmja jonë.
Ne nuk po marrim mbështetje të mjaftueshme këtu. Populli i Bangladeshit është shumë i sjellshëm, dhuron rroba dhe ushqim, por nuk kam parë asnjë organizatë ndërkombëtare në këtë vend. Uroj që ata të na ndihmojnë, kemi nevojë për ushqim për të ngrënë.
Mesazhi im për botën e jashtme është se duam paqe, nuk kemi të ardhme pa paqe.
Gjendja e Rohingyave të Mianmarit
Rreth 270.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur në Bangladeshin dy javët e fundit si pasojë e dhunës pa dallim ndaj popullsisë civile të kryer nga ushtria e Mianmarit.
Organizata e OKB-së dhe organizatat e tjera të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se eksodi masiv pas vrasjeve, përdhunimeve dhe fshatrave të djegura janë shenjat e “spastrimit etnik”, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Aung San Suu Kyi dhe qeverinë e saj për t’i dhënë fund dhunës./Periskopi/












