I riu me thikë në dorë e cigare në gojë, shihni si e grabiti kazinonë në kryeqytet (Video)

Dalin pamjet e grabitjes se kazinose ne Tirane. I riu 30-vjecar, identifikuar si Drilon Niko me nje thike ne dore, pa maska dhe fare i qete ka bere grabitjen. Nga video duket se ai ka kontrolluar vete gjithcka per te marre parate. “Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, arrestuan shtetasin Drilon Niko, 30 vjeç, […]
Dalin pamjet e grabitjes se kazinose ne Tirane. I riu 30-vjecar, identifikuar si Drilon Niko me nje thike ne dore, pa maska dhe fare i qete ka bere grabitjen. Nga video duket se ai ka kontrolluar vete gjithcka per te marre parate.
“Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, arrestuan shtetasin Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë”- thote policia. Sipas saj, arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, ky shtetas nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 të Kodit Penal.












