Rikthehet kriza në Greqi, shërbyesit e azilit hyjnë në grevë

Punëtorët e shërbimit të azilit të Greqisë kanë filluar grevën 2-ditore Punonjësit grekë të shërbimeve të azilit për kontratat afatshkurtra kanë nisur një grevë dy-ditore për të protestuar ndaj asaj që ata thonë se u janë vonuar pagat me muaj, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi. Punonjësit thonë se nuk janë paguar për dy apo tre […]
Punonjësit grekë të shërbimeve të azilit për kontratat afatshkurtra kanë nisur një grevë dy-ditore për të protestuar ndaj asaj që ata thonë se u janë vonuar pagat me muaj, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Punonjësit thonë se nuk janë paguar për dy apo tre muaj. Ata përveç grevës që e kanë nisur prej të martës, kanë thënë se po planifikojnë të mbajnë edhe një protestë në sheshin e Athinës duke filluar prej të enjtës.
Shërbimi për azil i Greqisë përballet me një ngarkesë të madhe pune për shkak të rritjes së kërkesave nga refugjatët dhe emigrantët gjatë vitit të kaluar.
Megjithëse numri i mbërritjes ka rënë, marrëveshja e vitit të kaluar midis BE-së dhe Turqisë për të kufizuar imigracionin e paligjshëm ka bërë që shumica e refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë nga Turqia të kërkojnë azil në Greqi./Periskopi/












