‘I ricikluari që shkatërrojë themelet e PTK’së do të shpërblehet me postin kyç, ministër i Financave’

‘I ricikluari që shkatërrojë themelet e PTK’së do të shpërblehet me postin kyç, ministër i Financave’

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka reaguar pas publikimit të një liste me emrat që do ta përbëjnë Qeverinë Haradinaj, në të cilën drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, thuhet se do të jetë Ministër i Financave, transmeton Periskopi. Haxha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka […]

Haxha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se si ‘i ricikluari që dështojë, abuzojë dhe shkatërrojë themelet e PTK-së (Telekomit dhe VALA-s) si duket do të shpërblehet me postin kyç Ministër i Financave’.

Ndër të tjerash, Haxha shkruan se ka ardhur koha që lidershipi i cili mban përgjegjësi para qytetarëve të vendit, të kthjellet e të promovojë njerëz të dëshmuar kombëtarisht, apo t’i fundos institucionet edhe më tej.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

Mos ofendoni intelegjencen qytetare!. I ricikluari që deshtojë, abuzojë dhe shkatrrojë themelet e PTK-së (Telekomit dhe VALA-s) si duket do të shpërblehet me postin kyq Minister i Financave. Edhe po nuk u bë Minister fare ky abuzues, vetem informacioni që po qarkullon nëper portale është promovim për te, dhe depresionues për qytetarë të Kosovës. A thua kaq poshtë ka rënë niveli njerëzor në Kosovë sa edhe të tillët të bëhen Ministra. Tash lidershipi mban përgjëgjesi, para qytetarëve të vendit, dhe janë në udhëkryq, është koha e fundit, o të kthjellet dhe promovojë njerëz të dëshmuar kombëtarisht, moralisht dhe profesionailsht, o do ti fundos institucionet edhe me shume.

Institucione këto që kemi sakrifikuar aq shumë sa askush nuk ka të drejtë as njerëzore e as morale që te ofendojë qytetarët me veprime të tilla. Perfundimisht, dikush heret apo vone duhet ta dij se patjetër duhet të jap përgjëgjesi PSE cdo institucion shtetror është degraduar deri në këtë masë. Pse pothuaj të gjitha shtresat qytetaret, përveq “elitës politike” janë të zhgënjyera dhe egsiston një shkallë e paparë e depresinit publik që pikërisht është resultat i promovimeve dhe përkrahjeve që iështë bërë SERVILVE dhe njerëzve pa asnje vlerë njerëzore, kombetare, morale dhe profesionale. Me respekt

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?