Rexhep Selimi: PAN po tallet me opinionin, po presim çfarë direktiva do t’ia japë Vuçiqi Listës Serbe

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë fakti se që PAN vetë e thirri seancën për në orën 10:00 dhe nuk u paraqitën fare, tregon tallje me opinionin. ‘’Kjo është tallje me opinionin dhe jo e mirëpritur ng askush. Është lojë që nuk do të duhej ta bënte askush. Lista Serbe mori rolin […]
‘’Kjo është tallje me opinionin dhe jo e mirëpritur ng askush. Është lojë që nuk do të duhej ta bënte askush. Lista Serbe mori rolin përcaktues ashtu sic do ta kishte rolin në cdo qeveri që do të futej me marifete të tilla.’’, ka thënë Selimi, transmeton Periskopi.
Ndërsa ai tha se Vetëvendosje është në Kuvend që të tregojnë qëndrimin e tyre kundër, pasi thotë se ua kanë borxh qytetarëve.
Tutje ai thotë se Lista Serbe nuk është përfaqësuese e serbëve në Kosovë, por e politikave të Beogradit dhe Vuçiqit./Periskopi/












