Reagon ashpër Gecaj: Po rrejnë si qeni ata që thonë se LDK do t’i bashkohet koalicionit PANA

Këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi në mes partisë pjesë e së cilës është ai dhe koalicionit PANA. Madje ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që ngrenë kësi hipoteza. Postimi i plotë i Gecajt: Rrejnë si qeni. I kërkoj falje opinionit publik për nivelin e […]
Madje ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që ngrenë kësi hipoteza.
Postimi i plotë i Gecajt:
Rrejnë si qeni.
I kërkoj falje opinionit publik për nivelin e ulët të shprehjes, por nuk më ka mbet rrugë tjetër pa e thënë troç se të gjithë ata të cilët po deklarojnë ditëve të fundit se LDK do t’i bashkëngjitet PANA(fakës) pas zgjedhjeve lokale po “rrejnë si qeni”.












