Ramush Haradinajt nuk i pritet të bëhet kryeministër, nis marrëveshjet me biznesmenët

Ramush Haradinajt nuk i pritet të bëhet kryeministër, nis marrëveshjet me biznesmenët

Prodhuesit e rrushit në Rahovec sot kanë filluar punën e tyre me shumë gëzim. Rrushi i tyre tash e tutje do të jetë pjesë e brenditë të venës më të “fuqishme” në vend “Stone Castel”. Krejt kjo falë kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj. Smajl Latifi i cili është kandidatë për kryetar të Komunës së Rahovecit, […]

Prodhuesit e rrushit në Rahovec sot kanë filluar punën e tyre me shumë gëzim. Rrushi i tyre tash e tutje do të jetë pjesë e brenditë të venës më të “fuqishme” në vend “Stone Castel”. Krejt kjo falë kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj.

Smajl Latifi i cili është kandidatë për kryetar të Komunës së Rahovecit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka postuar një foto ku tregon se nga mëngjesi i sotëm, dyert e bodrumit “Stone Castle” janë të hapura për prodhuesit e rrushit.

Për këtë ai ka falënderuar kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj që ka arritur marrëveshje me pronarin e “Stone Castel”, Rustem Gecaj, që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore.

Rrustem Gecaj është pronar i bodrumit “Stone Castel” dhe njëri nga bashkëpunëtorët e Hysen Gecajt, ku ky i fundit kishte dhënë para të thata, rreth 353 mijë euro për “Fondin Haradinaj”.

Në një prononcim për Insajderin Latifi ka thënë se ne kemi kërkuar nga Ramush Haradinaj që të na ndihmoj që rrushi i tyre të pranohet në grumbullore.

“Ne kemi kërkuar edhe prej kryeministrit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës që të jep pak moral, për këtë problematik dhe Rrustem Gecaj si pronarin më të madh të bodrumit në vend edhe në rajon  që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore”.

Haradinaj ka arrit që ta bind pronarin Rrustem Gecajn që rrushi i prodhimtarëve të Rahovecit të pranohet në grumbulloren e tij.

“Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi Ramush Haradinaj Kryeministri në ardhje dëgjoi zërin tonë dhe arriti një zgjidhje bashkë me pronarin e kompanisë Stone Castle, Rrustem Gecaj”, ka thënë Latifi.

Në foton të cilën e ka publikuar Latifi ishte edhe vëllau i Ramushit, Dauti dhe deputeti Blerim Kuçi. Latifi ka arsyetuar Dautin duke thënë se ai  ka qenë prezent aty vetëm si deputet i parlamentit të Kosovës i cili brengoset për fermerët.

“Dauti ka qenë vetëm prezent, aty kanë qenë edhe shoqata e vreshtarëve ajo thjesht ka qenë një takim konstruktiv, pra ata kanë qenë prezent vetëm si deputet edhe Daut Haradinaj edhe Blerim Kuçi për ti parë shqetësimet që i kanë vreshtar dhe për ti adresuar në parlament”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?