Ramush Haradinaj uron Veselin, ka edhe disa fjalë për opozitën

Ramush Haradinaj uron Veselin, ka edhe disa fjalë për opozitën

Mandatari për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është lajm i mirë për vendin. Në Facebook Haradinaj, duke e uruar Kadri Veselin për zgjedhjen kryetar Kuvendi, thotë se Kuvendi duhet të jetë arenë debatesh e ballafaqimesh të argumentuara mes shumicës dhe opozitës. Ky është komenti […]

Mandatari për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është lajm i mirë për vendin.

Në Facebook Haradinaj, duke e uruar Kadri Veselin për zgjedhjen kryetar Kuvendi, thotë se Kuvendi duhet të jetë arenë debatesh e ballafaqimesh të argumentuara mes shumicës dhe opozitës.

Ky është komenti i tij i plotë:

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është një lajm i mirë për vendin. Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.

Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror.

Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë, i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend.

RH

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?